LAJMI I FUNDIT:

Nesër derbi Drita – Besa

Nesër derbi Drita – Besa

Në këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll.

Nesër takohen Drita – Besa, Liria – KEK-u dhe Drenica – Gjilani. Të dielën në program janë edhe tri takime të kësaj jave, Vëllaznimi – Trepça, Trepça 89 – Prishtina dhe Hysi –Lepenci. Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 16:00.

Në xhiron e tetë të elitës kosovare të futbollit spikasin tri përballje: Vëllaznimi –Trepça, Trepça 89 – Prishtina dhe Drita – Besa./Telegrafi/