LAJMI I FUNDIT:

Nëse i shihni këta tre persona, lajmëroni menjëherë policinë

Nëse i shihni këta tre persona, lajmëroni menjëherë policinë

Hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës kanë nisur hetimet lidhur me veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit,” sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

Në tre lokacione të ndryshme janë gjetur bimë të dyshuara për kanabis sativa, me gjatësi prej 20 deri në 50 cm.

Vendi i ngjarjes është Fshati Panorc në Malishevë, në një zonë të thellë të quajtur “Lugajat.”


Policia ka konfirmuar se hetimet janë në vazhdim për të identifikuar dhe sjellë para drejtësisë personat përgjegjës për këtë aktivitet të paligjshëm.

Sipas zyrtarëve të Policisë, janë identifikuar tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari.

“Me kërkesë nga rajoni kompetent, Prokuroria ka autorizuar publikimin e fotografive të personave të paidentifikuar (NN), në mënyrë që të mundësohet identifikimi dhe arrestimi i tyre,”  njofton PK.

Policia ka bërë thirrje për ndihmën e qytetarëve.

“Kërkojmë nga qytetarët që për çdo informacion lidhur me identitetin ose vendndodhjen e personave të publikuar të njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose 045285169.

“Çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë”, njofton Policia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori