LAJMI I FUNDIT:

Nëntë persona të vrarë në Liban

Nëntë persona të vrarë në Liban

Mbrëmë janë zhvilluar përleshje të ashpra në Triopoli të Libanit, në të cilat janë vrarë nëntë persona, përfshirë një fëmijë.

Përleshjet që kanë vazhduar gjatë gjithë natës janë zhvilluar ndërmjet pjesëtarëve të bashkësive sunite dhe alavite.

“Ushtria po mundohet ta qetësojë situatën në veri”, ka thënë një zyrtar i ushtrisë për AFP, duke shtuar: “Për të pasur siguri duhet të ketë marrëveshje politike”./telegrafi/