LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet Korniza për matje, krijim dhe regjistrim të njësive kadastrale

Nënshkruhet Korniza për matje, krijim dhe regjistrim të njësive kadastrale

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë të ditur se është nënshkruar korniza për matje, krijim dhe regjistrim të njësive kadastrale në Republikën e Kosovës.

Këtë kornizë e ka nënshkruar kryeshefi ekzekutiv i AKK-së, Avni Ahmeti, të martën, ndërsa kjo kornizë e punës, sipas njoftimit është dokument dinamik me mundësi plotësimi dhe përmirësimi në varësi të gjeturave në terren.

“Reformat ligjore të ndërmarra nga Agjencia Kadastrale e Kosovës gjatë fundit të vitit të kaluar, respektivisht hyrja në fuqi e njëmbëdhjetë Udhëzimeve Administrative, pos që kanë avancuar administrimi e tokës në përgjithësi, të njëjtat kanë rezultuar edhe në ndryshimin e mënyrës së kryerjes së punëve profesionale nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, Zyrat Kadastrale Komunale, kompanitë e licencuara gjeodete, gjeodetëve të licencuar dhe akterëve të tjerë profesional. Ndërsa pas analizave të bëra nga ekspertë të AKK-së dhe palë të tjera të interesit, ka dalë në pah nevoja për avancimin e kornizave profesionale të punës në përputhje me ndryshimet e imponuara nga avancimi i kornizës ligjore”, thuhet në njoftimin e AKK-së.


Në hartimin e këtij dokumenti kanë marrë pjesë ekspertë të AKK-së, Zyrat Kadastrale Komunale, Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës dhe gjeodetë të licencuar.

“Gjatë muajve të fundit është punuar në hartimin e një dokumenti gjithëpërfshirës profesional, i cili do të shërbejë si udhërrëfyes i unifikuar për të gjithë profesionistët të përfshirë në fushën e regjistrimit të pronës, kadastrës dhe gjeodezisë. Përndryshe, dokumenti i cili më 21 Prill, 2020 është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Avni Ahmeti është karakterizuar nga gjithëpërfshirja profesionale, pasi që pjesëmarrës në punëtori dhe kontribuues me komente dhe sugjerime profesionale gjatë shikimit publik të draftit final kanë qenë ekspertë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, Zyrat Kadastrale Komunale, Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës si dhe gjeodetë të licencuar e ngjashëm. Korniza e punës është dokument dinamik me mundësi plotësimi dhe përmirësimi varësisht të gjeturave në terren”, thuhet në komunikatën e AKK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori