Nën sloganin “Beteja vazhdon” këtë vit do të shënohet një nga festat më të mëdha kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2 Gushti – Dita e Republikës. “Manifestimi qendror, si çdo vit, do të mbahet më 2 gusht në Krushevë, në vendin Gumenjë, në Meçkin Kamen. Në këtë ngjarje solemne fjalim do të ketë kryetari i Qeverisë, Hristian Mickoski. Ky manifestim përfaqëson moment të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e shtetit tonë ku do të nderohen heronjtë të cilët shkruan historinë tonë”, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova do ta vizitojë manastirin Shën Prohor Pçinski dhe do të mbajë fjalim në manifestimin me këtë rast në Pelincë. Fjalimi i saj, siç bëhet e ditur në kumtesë, do t’i kushtohet rëndësisë historike të kësaj feste dhe rëndësisë nga ruajtja e identitetit dhe traditave kombëtare.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të vendosë lule para përmendores së kryetarit të presidiumit të KAÇPM-së, Metodija Andonov Çento në sheshin “Maqedonia” dhe do të ketë fjalim të tij në manifestimin me këtë rast i cili do të mbahet nën ndërtesën e Kuvendit. Ky akt, siç bëhet e ditur në kumtesë, do të jetë simbol i respektit dhe kujtimit të të parëve tanë të cilët i vendosën themelet e shtetit tonë.
“Me sloganin ‘Beteja vazhdon’ duam ta transmetojmë porosinë se angazhimi për progres, liri dhe mirëqenie në shtetin tonë vazhdon, duke u mbështetur në themelet historike dhe luftës së të parëve tanë”, bëhet e ditur në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë.
Këtë vit shënohet 121-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 80-vjetori i mbajtes së Asamblesë së Parë të KAÇPM-së.
Fillimin e kryengritjes së Ilindenit e shpallën kambanat në Krushevë në mesnatën përballë Ilindenit në vitin 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin dhe pas dy ditësh Nikolla Karevi shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë kryetar i saj… Republika e Lirë zgjati dhjetë ditë. Nën komandën e Bahtiar Pashës, një ushtri osmane filloi aksion për të rikthyer pushtetin në Krushevë. Të shtënat e fundit në Meçkin Kamen dhe vdekja e Pitu Gulit shënuan fundin e Republikës së Krushevës.
Dyzet e një vjet pas Kryengritjes së Ilindenit, në Manastirin Shën Prohor Pçinski afër Kumanovës, 115 delegatë e mbajtën Mbledhjen e parë të KAÇKM-së (Kuvendi antifashist i çlirimit popullor të Maqedonisë), ku u konfirmua pozita shoqëroro-juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të SHF të Jugosllavisë. Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitar i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, në krye me Metodija Andonov Çento.
Asambleja i miratoi disa dokumente me rëndësi shtetërore – Vendimi për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë dhe Deklaratën për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të Maqedonisë demokratike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Nis tërheqja e pakove të para me fletëvotime nga kutitë postare në Shtutgart, Vjenë dhe Podgoricë
Vrasja e Agonis Tetajt: Kryeprokurori aprovon mbrojtjen e ligjshmërisë për Shaban Gogajn
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar