LAJMI I FUNDIT:

Në Zurich të premten hapet ekspozita “3D” e grafistëve Fatmir dhe Faton Dërmaku

Në Zurich të premten hapet ekspozita “3D” e grafistëve Fatmir dhe Faton Dërmaku

“3D” është quajtur ekspozita e grafistëve Fatmir Dërmaku dhe Faton Dërmaku. Ekspozitë kjo e cila do të hapet në Zurich, më datë 23 shtator.

Në këtë ekspozitë Fatmir Dërmaku na prezantohet me 30 fletëgrafika në teknikën akuatintë, gjilpër e thatë, sitoshtyp dhe linogdhendje me tematikë “Torzot”. Ku përmes vijës strukturës dhe ngjyrave “Torzot” paraqesin në mënyrë simbolike të kaluarën e kombit tonë.

Ndërsa Faton Dërmaku prezantohet me 38 fletëgrafika në teknikën shtyp digjital me tematikën “Dance”.


Përmes potezave të brushës dhe vijave në kombinim me teknologjinë kompjuterike vihen në shprehje shumë kreative figurat në lëvizje. Artisti përmes këtyre punimeve ka arritur të paraqes feminitetin dhe luftën për të drejtat e femrave.

Ky prezantim është rezultat i kuratorit te kësaj ekspozite Adem Dërmaku.

Ekspozita do te qëndrojë e hapur dy jave, dhe bashkatdhetarët tanë atje do ta kenë mundësinë ta vizitojnë atë. /Telegrafi/

ekspozita
ekspozita1
ekspozita2

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar

Kulture
ASHIK QERIBI

ASHIK QERIBI

Fjala+
Art me letër

Art me letër

Kulture
NJI AKUZË JO E DREJTË

NJI AKUZË JO E DREJTË

Fjala+
RRUGA DREJT PAQES

RRUGA DREJT PAQES

Poezi
Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjalimi i Skënderbeut!?

Fjala+
Kalo në kategori