Pas dështimit të ndeshjes ndaj kampionit të Turqisë, Bursaspor, përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të ndeshet me kampionin e Maqedonisë, Renovën nga Tetova.
Në një komunikatë të lëshuar nga FFK-ja, bëhet e ditur se përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, ka bërë gati skuadrën e tij për ndeshjen e 27 marsit ndaj Renovës në Stadiumin e Prishtinës, me ç’rast është mbajtur dhe një konferencë për shtyp.
“Ne jemi duke ndërtuar një përfaqësuese të fuqishme për një të ardhme, ani pse kemi shumë vështirësi në këtë drejtim sidomos me lojtarët që luajnë nëpër klubet evropiane. Prandaj, në duhet të punojmë që ta rrisim cilësinë e Superligës së Kosovës dhe në këtë drejtim ne kemi organizuar Kampin kombëtar U-15 pastaj kemi hapur edhe shkollën për portier mungesa e të cilëve ndihet shumë në Kosovë. Për këtë grumbullim mungojnë shumë lojtarë cilësorë që janë të angazhuar nëpër klubet evropiane përkundër dëshirës së tyre të madhe që të jenë pjesë e përfaqësueses së Kosovës”.
“Sidoqoftë ne këto ditë do t’i shfrytëzojmë të shohim se ku gjendet ky potencial aktual dhe ndeshja me Renovën do të jetë një test i mirë. Falënderojmë krerët e klubit që kanë mundësuar zhvillimin e kësaj ndeshje”, deklaroi me këtë rast Albert Bunjaku.
Nga ana tjetër pa u shprehur nuk mbeti as trajneri i Renovës, Bylbyl Sokoli, i cili tha: “Ndihem i nderuar që me skuadrën time e cila tashmë tri vite bën pjesë në garat e Evropës, që të takohet të dielën me përfaqësuesen e Kosovës. Ne shpresojmë se do të jemi një rival i denjë dhe se shikuesit do të kenë rastin të shohin një lojë mjaft të mirë dhe cilësore. Është për t’u përshëndetur edhe angazhimi i krerëve të FFK-së, të cilët po angazhohen që të sigurojnë ndeshje të tilla për përfaqësuesen e Kosovës, ndonëse unë uroj që në të ardhmen të sigurohen ndeshje me përfaqësuese të shteteve të ndryshme, por në rrethanat në të cilat ndodhet futbolli i Kosovës, atëherë duhen përshëndetur edhe ndeshjet me skuadra”.
Futbollistët e ftuar nga përzgjedhësi Albert Bunjaku:
Etrit Berisha(Kalmar), Anjel Rashkaj e Kujtim Bala(Hlamstad BK), Ardian Gashi(Helsinborg IF), Valdet Rama, Kushtrim Lushtaku(Orebro SK), Avni Pepe(Start IK), Enis Alushi(SC Paderborn), Shqipëron Skeraj(pa klub), Faton Toski(Bochum), Shqipëron bektashi(Freiburg), Alban Rama(Erzgebirge Aue), Ilir Nallbani e Liridon Kukaj(Vllaznia), Kristian Nushi(St. Gallen), Fisnik Papuçi, Mentor Zhdrella(Hysi), Ilir Berisha(Prishtina), Dardan Rexhepi(Academy Juventus), Valmir Bytyqi(Besa); lojtarë 16-18 vjeçar: Berat Ahemti, Argjend Mustaf e Gentrit Begolli(Prishtina), Leart Emini e Veton Shabani(Trepça).
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Salah parashikon derbin që Liverpooli e zhvillon përballë Man Cityt

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë