LAJMI I FUNDIT:

Në Ushtrinë e Kosovës mbi 11 për qind janë gra – FSK e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s

Në Ushtrinë e Kosovës mbi 11 për qind janë gra – FSK e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s

Irfete Spahiu e cila në FSK mban gradën e Gjeneral-Major tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është ndërtuar sipas standardeve të NATO-s.

Sipas saj, roli i grave në luftë dhe në paqe është i patjetërsueshëm, duke shtuar se në FSK janë mbi 11% gra ushtare.

“Është e trishtueshme që shumica e lufta shkaktohen nga burrat, por peshën më të madhe e bëjnë gratë. Gratë u lan pas për t’u përkujdesur për fëmije, për punët e shtëpie. Gratë dhunoheshin, vriteshin si fushatë e spastrimit etnik. Kjo nuk ka ndodhur vetëm në Kosovë, por në shumë vende të botës. FSK është forcë e ndërtuar sipas standardeve me NATO-n. 11.3% është pjesëmarrja e grave në FSK janë tash, mund të mos jetë numri i madh por të gjitha kanë kaluar procesin si kolegët e tyre meshkuj. Gratë kanë qenë pjesë edhe e çlirimit dhe kjo ka ndihmuar edhe në themelimin FSK”, tha Spahiu.


Ajo këto komente i bëri gjatë ditës së tretë të punimeve të Seminarit të 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Spahiu shtoi se gratë janë pjesë kritike e shoqërisë, prandaj edhe duhet të jenë pjesë kritike e proceseve paqeruajtëse.

“Vajzat dhe gratë në FSK kanë trajtim të barabartë me kolegët e tyre. FSK edhe është zgjedhur institucioni më i besueshëm në Kosovë. Kontributi i grave nuk është kuota, por vlerë e shtuar”, u shpreh ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

Shëndetësi
Kalo në kategori