LAJMI I FUNDIT:

Në udhëkryq me Specialen

Në udhëkryq me Specialen

Ndonëse iniciativa e 43 deputetëve të Kuvendit për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale tashmë është dërguar në Qeveri, ekzekutivi ende nuk ka dalë me një opinion final rreth kësaj çështjeje.

Megjithatë, zyrtarë të Qeverisë kanë thënë se kjo nismë tashmë është në procedurë formale dhe se brenda 30 ditëve do t’i kthehet sërish Kuvendit.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar sërish se përpjekja për t’i zhbërë Dhomat e Specializuara do të rezultojë me efekte negative në raportet mes Kosovës e BE-së.


Nga ana tjetër, përderisa deputetët që kanë nënshkruar nismën për ta zhbërë Gjykatën Speciale (nga PDK), kanë thënë se do ta mbështesin qëndrimin e partisë, ata të AAK-së kanë thënë se do të votojnë pro shfuqizimit në momentin që projektligji procedohet për votim, shkruan tutje “Zëri”.

Kurse, monitoruesit e punës së Kuvendit thonë se Qeveria tashmë nuk mund ta bllokojë punën rreth kësaj nisme ani pse iniciativa është në dorën e saj aktualisht.

Duke folur rreth kësaj çështjeje ata kanë vlerësuar se Kosova aktualisht gjendet në një udhëkryq sa i përket tentimit për ta zhbërë Specialen, meqë ndonëse është zbehur iniciativa në fjalë ende nuk ka kaluar përfundimisht rreziku. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori