Në qytetin antik Metropolis, i vendosur në qarkun Torbali në afërsi të Izmirit, së fundmi janë zbuluar disa “dhoma varre” me eshtrat e familjarëve, pranë të cilave ka pasur dhurata, të cilat sipas supozimeve i takojnë periudhës së shekullit të parë të erës së re, raporton Anadolu Agency (AA).
Fondacioni Sabanxhi bëri të ditur se kanë përfunduar gërmimet e filluara në vitin 2017, të cilat kanë qenë në koordinim me Ministrinë turke të Kulturës dhe Turizmit dhe me Drejtorinë për të Mirat Kulturore dhe Muzetë e Turqisë.
Të dhënat e zbuluara gjatë gërmimeve, kanë dhënë më shumë informacione për jetën shoqërore në qytetin Metropolis dhe për mënyrën e varrimit të të vdekurve.
Gërmimet mes tjerash kanë dhënë edhe një fotografi për jetën tregtare të Metropolisit.
Dhomat varre
Zakonisht në Metropolis janë zbuluar varre për një person, dhe tani kjo është hera e parë që zbulohen “dhoma varre” brenda të cilave ka pasur harqe nga shekulli i parë i erës së re, që llogariten nga strukturat më të rëndësishme të periudhës antike.
Brenda varreve janë gjetur dhurata siç janë qirinjtë, pasqyra, lugë dhe një sërë gjësendesh tjera të cilat kanë dhënë një fotografi për ritualet të cilat janë bërë nga familjarët dhe miqtë e personave të vdekur.
Dhurata më e shpeshtë e zbuluar brenda varreve ka qenë qiriu, për të cilin supozohet se është lënë për të ndriçuar rrugën e të vdekurit.
Metropolisi, ku janë zbuluar rreth 11.000 gjësende, në dy vitet e fundit është vizituar nga mijëra turistë vendas dhe të huaj.
Koncepti i familjes në periudhën antike
Shefi i ekipit të ekspertëve përgjegjës për gërmimet, Serdar Aybek tha se punimet në Metropolis dhe në afërsi të tij kanë rezultuar me zbulime të reja për jetën shoqërore në Metropolis, por edhe për raportet e qytetit me qytetet tjera.
”Dhomat varre me harqet brenda tyre të cilat i pamë për herë të parë këtu, japin të dhëna të çmueshme për mënyrën e varrimit por paraqesin edhe gjurmë kulturore për banorët e Metropolisit. Zbulimet flasin se koncepti i familjes është bazuar në themele të shëndosha dhe se i njëjti është respektuar”, tha Aybek.
Drejtorja e Fondacionit Sabanxhi, Zerrin Koyunsagan, nga ana e saj tha se organizata ka për qëllim të mbrojë trashëgiminë kulturore dhe të zbulojë sa më shumë detaje për qytetin i cili është i rëndësishëm për historinë botërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Aeroplani i American Airlines devijon nga udhëtimi i planifikuar, aterron në Romë për “shkaqe sigurie”

Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë