Në të majtë apo në të djathtë?
Janë zgjedhjet e teta parlamentare, që prej rënies së regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në Republikën e Shqipërisë. E diela e 23 qershorit 2013, do të jetë dita D për atë se si do të orientohet vendi i shqiponjave, pra në të majtë apo në të djathtë.
Në këto zgjedhje do të garojnë dy aleanca të mëdha, disa subjekte politike dhe individë të pavarur. Në njërën anë është Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, e drejtuar nga kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha, dhe në anën tjetër Aleanca për Shqipërinë Evropiane, e drejtuar nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama. Sfondin tjetër garues e përbëjnë Aleanca Kuq e Zi, e drejtuar nga ish-zëvendësdrejtori i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu; Fryma e Re Demokratike e drejtuar nga ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi; si dhe kandidatët e pavarur: Arben Malaj, Dritan Prifti dhe Sazan Guri.
Fushata zgjedhore në Shqipëri është provuar deri më tani, por edhe në këto zgjedhje si periudha kur politika ditore e përfshinë çdo pore të jetës, ku duhet e ku nuk duhet. “Koalicioni i Vëzhguesve Vendor” në raportin e saj për Zgjedhjet 2013, me të drejtë sjell faktin se “nisja e fushatës elektorale ka zhvendosur vëmendjen në zgjedhjet e ardhshme, duke ulur ritmin e funksionimit të institucioneve shtetërore”. Vëmendja e elektoratit është e kthyer sidomos nga ato subjekte politike të cilat kanë një eksperiencë të gjatë në sulme, kritika, e deri në ofendime ndaj njëra-tjetrës.
Republika e Shqipërisë nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha, pati hapat e saj pozitiv e negativ. Mirëpo, atmosfera e elektoratit në lidhje me zgjedhjet e ardhshme tregon shenja të vullnetit për ndryshim. Dhe, ajo çfarë do të dëshironte një votues është ardhja në pushtet e atyre që do të jenë të ndërgjegjshëm në detyrën e tyre. Shpresa e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë vazhdon të jetë ngritja ekonomike, mirëqenia, lufta kundër korrupsionit, nepotizmit dhe afrimi i vendi me Bashkimin Evropian.
Anketat e bëra parazgjedhore nuk tregojnë gjithherë besueshmëri, e kjo nga fakti i frizimit të të dhënave të cilat do të mund ta nxirrnin dikë më fitues. Mbi të gjitha, ajo që mund të vërehet nga rezultatet e këtyre anketave të bëra në Shqipëri nga IPR Marketing, AlbStat, Kult, Piepoli e të tjera, tregojnë se qytetarët interesin e tyre e kanë të kthyer nga ndryshimet të cilat medoemos i presin.
Shumica e këtyre anketave tregojnë se vullneti i elektoratit është që qeverinë e drejtuar për tetë vite nga kryeministri Sali Berisha, ta dërgojnë në pushim, e kjo ndoshta për ta freskuar atë me alternativa tjera. Fushata parazgjedhore e krahut pretendues për ta marrë qeverinë në drejtim, kishte filluar shumë më herët se sa data zyrtare e fushatës parazgjedhore, dhe kjo fushatë e kryeoponentit të Sali Berishës, Edi Ramës, ishte shumë më intensive, e para së gjithash duke përdorur një retorikë politike mjaft moderne.
Për dallim nga radhët tjera, Edi Rama në vitet e fundit punoi shumë për ta gdhendur një imazh ndryshe të të majtës në Shqipëri, të një stili evropian, qoftë nga programi, por edhe ideologjikisht. Shtyllat kryesore të së majtës shqiptare janë ato për të cilat ka nevojë Republika e Shqipërisë. Premtimi për ngritje ekonomike, rilindja shoqërore, fuqizimi i demokracisë dhe synimi tjetër i shqiptarëve të majtë apo të djathtë, integrimi në Bashkimin Evropian, janë motorët me të cilët e ka ndezur fushatën e tij Edi Rama dhe Aleanca për Integrime Evropiane. Dallimit i shtohet edhe ngritja e interesit të kryetarit të së majtës shqiptare për shqiptarët në trojet tjera etnike jashtë Republikës së Shqipërisë. Vizitat e kohëpaskohshme të Edi Ramës në Preshevë, IRJ të Maqedonisë, Ulqin e Prishtinë, me një retorikë jo megalomane, ishin hapa që i mundësuan atij të tërheq më shumë vëmendjen e shqiptarëve të këtyre hapësirave, që ishte komplet e kthyer nga oponenti i tij, Sali Berisha.
Jo pa shkas Instituti për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së Mesme me qendër në Lubjanë, në një studim për zgjedhjet në Shqipëri, kryeministrin aktual Sali Berisha e konsideron si fenomen dhe kontrovers, për të vazhduar se “për dallim nga Shqiptarët në Shqipëri, të cilët janë të lodhur nga Berisha dhe politika e tij, shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni kanë mendim pozitiv për te. Sikur ata të mund të votonin, ai do të rrinte edhe për katër vite në krye të qeverisë. Berisha është i vetëdijshëm për këtë dhe për këtë u mundua ta ndërrojë ligjin për shtetësinë, sipas të cilit çdo shqiptar etnik, pavarësisht ku është lindur dhe ku jeton, të ketë të drejtë në shtetësinë shqiptare, e me këtë edhe të drejtën për të votuar”. Nga kjo, por edhe veprimet tjera, mund të kokludojmë se kryeministri aktual i Shqipërisë, Sali Berisha, përveç që e dinte se ishte e pamundur dhënia e shtetësisë në formën si ai e proklamoi, synimi bazë ishin zgjedhjet.
Besoj që, fatkeqësisht, ky moment rreth shtetësisë ishte kryevepra e gabimit në raport me simpatinë që e kishin edhe shqiptarët në Kosovë, Ulqin, Preshevë, Shkup e vende tjera për “fenomenin dhe kontroversin”, Sali Berisha.
Në anën tjetër subjektet politike të dala që të dyja, në një apo formë tjetër, nga garnitura drejtuese aktuale në Shqipëri, Fryma e Re Demokratike e ish-presidentit Bamir Topi dhe Aleanca Kuq e Zi e ish-zëvendës drejtorit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, janë rrjedhë e pakënaqësive të akumuluara me kohë. Bamir Topi dhe Fryma e Re Demokratike shpresat e tyre nuk duhet t’i kenë aq të mëdha në hisen e mundshme të fituar për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Ndërsa, Aleanca nacionaliste Kuq e Zi e Kreshnik Spahiut, nga fakti i rrethanave në të cilën ndodhen shqiptarët me fqinjët ngucakeq dhe mundësin e përdorimit të një retorike më të ashpër, do të mund të marrë në përqindje solide të votave për kuvendarët e saj.
Për dilemën se si do të orientohet Shqipëria, pra në të majtë apo në të djathë, ilustrativisht flet edhe gazeta konservatore Britanike, Daily Telegraph, e cila tradicionalisht përkrah të djathtën, por në këtë rast simpatitë janë drejtuar nga e majta. E mendoj që qasja ndaj të majtës apo të djathtës për Shqipërinë në situatën e tanishme, duhet të jetë pragmatike e me shpresë për ndryshime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës