Jeta e re e vënë në pyetje frymon në Spitalin Medicine. Hapja e repartit të gjinekologjisë në Spitalin Medicine po përjeton sukseset e para. Një shtatzënë që kishte dështuar dy herë në mbajtje të shtatzënisë më parë, kërcënohej që për shkak të gjendjes shëndetësore të humbte dhe fëmijën e tretë. Ajo u drejtua për ndihmë për herë të parë në Spitalin Medicine.
Znj. Arlinda Nika, vuante nga sëmundja e quajtur kolestazë në shtatzëni dhe kishte humbur shpresat se do të sjellë në jetë fëmijën të shëndoshë.
Sëmundja e kolestazës shkaktohet nga çrregullimi i lirimit të tëmthit apo urthit, si e quan populli, nga mëlqia. Ky çrregullim i mos-lirimit të urthit dhe kështu i rritjes së koncentrimit të tij në gjak, shkakton kruarje të forta në gjithë trupin dhe stres apo nervositet të lartë te gratë shtatzëna, deri sa tek foshnjet shkakton komplikime në sistem nervor, që qojnë në vdekje brenda mitrës, lindje e fëmijës së vdekur ose lindje me të meta të fëmijës. Znj. Nika është ballafaquar në vazhdimësi me këtë sëmundje dhe si pasojë ka dështuar në dy shtatzënitë e mëhershme.
Në shtatzëninë e parë foshnja i vdiq që në javën e 28, deri sa herën e dytë, lindi para kohës që në javën e 31-të të shtatzënisë, por foshnja nuk jetoi dhe vdiq për shkak të komplikimeve vetëm pak pas lindjes.
Pas dy tentimeve të pasuksesshme dhe pas shfaqjes së sërishme të komplikimeve në shtatzëni, ajo vendosi të vizitoj Spitalin Medicine. Në shtatzëninë e tretë, për shkak të trajtimit profesional dhe adekuat nga specialistë të Spitalit Medicine, në javën e 37-të në gjendje të mirë shëndetësore, sjell në jetë fëmijen e saj të parë.
“Lindja e foshnjës u realizua me prerje Cezariane ose intervenim kirurgjik, që rezultoi të ishte shumë i suksesshëm dhe pa komplikime, por me rëndësi vendimtare ishte trajtimi i pacientes para lindjes.”, deklaroi Op. Dr. Ahmet Payasli në Spitalin Medicine që në vazhdimësi bëri monitorimin e gjendjes shëndetësore të pacientes, duke ndihmuar që fëmiu të sillet në jetë në gjendje të shëndoshë.
Pacientja nën përkujdesjen e stafit të Spitalit Medicine, tani më është në gjendje të mirë shëndetësore dhe fëmiu i posalindur është jashtë rrezikut për jetë dhe komplikime të mëtutjeshme shëndetësore. “Ata janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe pritet që së shpejti të lirohen nga Spitali”, deklaroi Op. Dr. Ahmet Payasli në fund.
Me një ekip të mjekëve shumë profesional dhe me pajisjet më të reja që përdoren në mjekësinë bashkëkohore, reparti më i ri i gjinekologjisë në Spitalin Medicine, do të jetë i gatshëm dhe në shërbim të të gjithëve, gjatë gjithë kohës, duke garantuar cilësi dhe profesionalizëm për të gjithë klientët e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mos bëni panik: Kështu mund ta nxirrni halën e peshkut e cila ju ka ngecur në fyt!

Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën C shtesë?

Stop rrezikut nga helmimi me ushqim: Sa gjatë duhet të piqni mishin në mënyrë që të jetë e përgatitur në mënyrë të përshtatshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania