LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri, tre të vdekur dhe mbi 400 të infektuar me COVID-19

Në Shqipëri, tre të vdekur dhe mbi 400 të infektuar me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në Shqipëri thotë se tre qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e coronavirus, ndërsa janë evidentuar 447 të infektuar të rinj në 24 orët e fundit.

Aktualisht në katër spitalet Covid po marrin mjekim 295 pacientë, 32 janë në terapi intensive, ndërsa katër prej tyre janë të intubuar.

Pavarësisht numrit të rasteve të reja si tregues pozitiv shihet edhe numri i të shëruarve.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në orët e fundit janë shëruar 295 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,648, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13637
Fier 1689
Shkodër 1308
Durrës 1203
Vlorë 962
Korçë 967
Lezhë 923
Elbasan 884
Berat 770
Gjirokastër 488
Kukës 411
Dibër 355.

Në Shqipëri qarku më i prekur nga Covid-19 mbetet Tirana, i cili kryeson si për numrin e të infektuarve ashtu edhe për të vdekurit.

Që nga fillimi i epidemisë dhe deri sot kanë humbur jetën 1193 pacientë, ku shumica prej tyr, raportohet se kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Autoritetet shëndetësore kërkojnë nga qytetarët të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë masat e përcaktuara nga organet përkatëse.

Zbatimi i masave sipas tyre është një akt i thjeshtë, por tepër i rëndësishëm në bllokimin e përhapjes së gjerë të Covid-19 në popullatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Kallas: Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë të shkojnë drejt BE-së

Lajme
Kalo në kategori