LAJMI I FUNDIT:

Në Shkodër vdes tifozi nga Kosova pasi goditet nga energjia elektrike

Në Shkodër vdes tifozi nga Kosova pasi goditet nga energjia elektrike

Stuhia e mbrëmshme në Shkodër, që ndërpreu ndeshjen Shqipëri-Maqedoni në minutën e 75-të, ka pasur edhe pasoja të tjera.

Ndër të cilat, tragjike. Një tifoz i kombëtares kuqezi, i ardhur nga Kosova, ka humbur jetën në kryeqendrën e veriut. Fjala është për 65-vjeçarin, Kadri Shkrela, i cili ka humbur jetën, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bulevardin Bishanaku, ose e njohur si “Rruga e Gjanë”, afër stadiumit “Loro Boriçi”.


Mësohet se tifozi nga Kosova ishte mbështetur në shtyllën e ndriçimit, por për shkak të mbushjes së saj me ujë, 65-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, i cili i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme, shkruan Telesport.al.

Një lajm vërtet i hidhur ky për kombëtaren, veçanërisht për tifozët kuqezinj, që e mbushën mbrëmë stadiumin “Loro Boriçi”, por dolën prej tij të qullur nga shiu dhe jo fort të kënaqur nga loja dhe rezultati i 75 minutave të ndeshjes Shqipëri-Maqedoni.

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Kalo në kategori