Rreth 20 për qind e vdekjeve nga kanceri vijnë nga konsumimi i duhanit, e 70 për qind të vdekjeve, nga kanceri i mushkërive. Ky, është bilanci që ka nxjerrë sot (e mërkurë) Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një prezantim të bërë në Ditën Botërore kundër Kancerit.
Gjatë kësaj dite u vlerësua se çdo vit rreth 14 milionë raste të reja shfaqen me kancer ndërsa, rreth 8.2 milionë përfundojnë në mënyrë fatale.
Kanceri i mushkërive, i lukthit, i zorrës së trashë, kanceri i gjirit, shkaktojnë përqindjen apo numrin më të madh të vdekjeve që lidhen me kancerin.
Drejtori i OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla, ka thënë se prognozat për sëmundjen e kancerit nuk janë shumë fatlume, sepse në dy dekadat e ardhshme pritet që numri i rasteve të reja në botë, me kancer, të rritet nga 14, në 22 milionë.
Për të prekurit nga kanceri në Kosovë, është edhe më keq, pasi që në vendin tonë mungojnë edhe barnat adekuate për trajtimin e kësaj sëmundje.
“Rreth 30 për qind e vdekjeve, të lidhura me kancerin janë të ndërlidhura po ashtu me shkaktarët e sjelljeve tona të përditshme dhe të ushqimit që konsumojmë. E këta faktorë janë, si indeksi i lartë i peshës trupore, konsumimi i ulët i frutave dhe perimeve, konsumimi i duhanit, i alkoolit, aktiviteti i mangët fizik…”, ka deklaruar Syla.
Për mungesën e barnave adekuate në Kosovë për trajtimin e kësaj sëmundje, është arsyetuar ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, sipas të cilit, ka pasur probleme teknike rreth krijimit të organizatës së veçantë buxhetore të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, por se këto probleme veç janë tejkaluar dhe tenderët janë në përfundim e sipër. Madje ai tha se disa kontrata veç kanë filluar të nënshkruhen.
Për mamografin mobil, i cili prej se është krijuar ka hasur në probleme të shumta, ministri tha se ai është në funksion, po kryen ekzaminimet dhe së shpejti do të dalë nëpër komuna.
Në konferencën që organizoi sot OBSH, profesori Sami Uka shpjegoi për doracakun rreth skriningut në mamografi, të cilin e prezantuan për herë të parë. Ai tha se ka një pasiguri lidhje me grupmoshat në lidhje me skriningun dhe hapat që duhet të ndërmerren nga autoritetet përgjegjëse për të autorizuar dhe zbatuar programet e skriningut dhe kancerit të gjirit, të cilësisë së përshtatshme.
Uka është shprehur se në këtë dokument ka të dhëna edhe për efektet shpesh të injoruara të programeve të skriningut me mamografi, siç është diagnostikimi i tepruar, ndikim psikologjik në mamografi, vitet e jetës së përshtatura etj. Ai përkujtoi se ky libër do të t’i shërbejë Bordit Kombëtar për kontrollin e Kancerit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për planifikime.
Siç transmeton Kosovapress, doktori Elvis Ahmeti, tregoj se për katër vite, në botë është rritur për 20 për qind numri i të prekurve me kancer.
Kanceret e përshtatshme për të iu nënshtruar skrining-programit, janë kanceri i gjirit dhe ai i qafës së mitrës.
Qëndrimi i OBSH-së mbi skriningun me mamografi dhe Udhërrëfyesit për referimin e kacereve të dyshuara të gjirit në kujdesin parësor shëndetësor në mjediset me resurse të kufizuara, janë pjesë e një seti më të gjerë të udhërrëfyeseve për kancerin e gjirit që do të zhvillohen në vitet e ardhshme.
Këta udhërrëfyes gjithëpërfshirës do të përfshijnë parandalimin parësor, diagnozën, trajtimin, kujdesin rehabilitues dhe palliativ, sikur edhe modalitetet tjera të skriningut që mund të funksionojnë në vendet më pak të pasura kur sigurohen dëshmitë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania