LAJMI I FUNDIT:

Në radhë të parë duhet të vaksinohen fëmijët kundër H1N1

Në radhë të parë duhet të vaksinohen fëmijët kundër H1N1

Shkencëtarët mendojnë se numri i kufizuar i vaksinave kundër gripit të derrave do të shfrytëzohej në mënyrën më të mirë nëse u jepen fëmijëve.

Hulumtimi i financuara nga Bashkimi Evropian ka treguar se dhënia e vaksinave fëmijëve mund të ndihmojë në pengimin e përhapjes së pandemisë së gripit të derrave.

Edhe pse shumë kompani farmaceutike po punojnë vazhdimisht për të siguruar sasi të nevojshme të vaksinës kundër virusit H1N1, megjithatë mundësitë janë të vogla që vaksinat t’i plotësojnë kërkesat e të gjithë popullatës nëse në vjeshtë fillon përhapja e shpejtë e sëmundjes.

Hulumtuesit nga universitetet britanike kanë ardhur në përfundim se mënyra më e mirë për ta penguar dhe kontrolluar përhapjen e këtij virusi është nëse vaksinohen fëmijët.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori