Fluksi i refugjatëve në Gjermani është bërë më i vogël. Rreth 90,000 azilkërkues erdhën në gjysmën e parë të vitit 2017. Autoritetet llogarisin një shifër të njëjtë edhe në gjysmën e dytë të vitit. Krahasuar me vitet e kaluara shifrat janë ulur, por kjo nuk reflektohet në kostot e shpenzimeve të komunave gjermane. Arsyeja është se shumë strehimore azili që po qëndrojnë bosh, po u kushtojnë komunave pasi për pasuritë e paluajtshme u negociuan kontratat disavjeçare të qirasë.
Sipas një sondazhi të radios gjermane WDR, në landin e Rinit Verior-Vestfalisë, në landin me numrin më të madh të popullsisë, janë bosh një e treta e këtyre strehimoreve. Sipas përllogaritjeve, vetëm në një qytet prej 250,000 banorësh, si Mönchen-Gladbach, kjo shumë shpenzimesh për qira, për shërbimin e sigurisë, për rrymën, për ngrohjen e riparimet kap shifrën e 10 milionë eurove.
Në kohën e krizës së refugjatëve, qyteti mundësoi në kohë rekord 2,300 vende për refugjatët, por deri në dhjetor aty kanë mbërritur jo më shumë se 750 vetë. Vetëm në qytetet si Berlini, Hamburgu e Bremeni, strehimoret mbushen, Landet e tjera njoftojnë se strehimoret po mbeten bosh.
Qytetet dhe komunat kanë lëshuar alarm. Çdo qytet në Rinin Verior-Vestfali merr për pranimin e një refugjati një shumë të përgjithshme prej 10,400 eurosh në vit. Nëse vijnë më pak refugjatë, atëherë këto të ardhura mungojnë. Andreas Wohland nga Lidhja e Qyteteve e Komunave të Renani-Vestfalisë kërkon që komunat të ndihmohen.
“Ne kërkojmë që të bëhet përshtatja e shumës së përgjithshme të shpenzimeve për frymë”, thotë ai.
Këto shpenzime të larta përbëjnë më shumë rrezik për bashkitë me deficite buxhetore.
Megjithëse numri i refugjatëve mbetet i ulët, komunat i presin sfida të mëdha. Për shembull në Dyseldorf ku bashkia ka filluar që strehimoret e përkohshme t’i kthejë në apartamente banimi afatgjatë. Është e vërtetë që numri i refugjatëve ka rënë, por në qytet është rritur një shifër tjetër. Në vitin 2018, Dyseldorfi duhet të kujdeset për 5,000 vetë që pas largimit nga vendlindja do të qëndrojnë në Gjermani, por që nuk gjejnë dot apartamente me çmim të arsyeshëm. Problemi është se me ligj azilkërkuesit nuk lejohen të largohen drejt zonave më rurale me çmime më të leverdishme. Një fenomen si ky shihet edhe në Berlin. Këtu është vazhdimisht i lartë numri i refugjatëve. 25,700 refugjatë jetojnë aktualisht në Berlin e aty nuk ka strehimore bosh. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-109-380x233.jpg)
Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve
![Korrupsioni po përkeqësohet në të gjithë BE-në, paralajmëron Transparency International](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-13-380x233.png)
Korrupsioni po përkeqësohet në të gjithë BE-në, paralajmëron Transparency International
![Turqia arreston 10 zyrtarë nga komunat e drejtuara nga opozita në Stamboll për lidhjet e tyre të dyshuara me militantët kurdë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-14-380x233.png)
Turqia arreston 10 zyrtarë nga komunat e drejtuara nga opozita në Stamboll për lidhjet e tyre të dyshuara me militantët kurdë
![Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-103-780x439.jpg)
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance
![FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-106-780x439.jpg)
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy
![Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-18-780x439.png)
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/AA1-1-780x439.png)
Zgjedhjet në Gjermani - çfarë fshihet pas posterave me Putinin?
![Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2-13-780x439.jpg)
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht