LAJMI I FUNDIT:

Në Qendrën e re për COVID në Shkup do të trajtohen pacientët me pamje më të butë klinike

Në Qendrën e re për COVID në Shkup do të trajtohen pacientët me pamje më të butë klinike

Qendrat e reja covide filluan me punë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik për periudhën nga 16 deri më 22 nëntor, 7.486 raste pozitive janë regjistruar në 35 qytete të vendit. Ka pacientë nga të gjitha grupmoshat. Më të zakonshmit janë njerëzit mbi 60 vjeç. Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët deri në moshën nëntë vjeç, dhe nga 10 deri në 19 vjeç.

Qendra covide do të menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë, pra shteti, i cili do të vendosë se cilët pacientë do të trajtohen këtu dhe çfarë terapie do të marrin.


Pacientët me pamje klinike më të butë dhe të moderuar do të trajtohen dhe shtrohen në spital, ndërsa pacientët me ndërlikime më të rënda do të trajtohen në spitalin “8 Shtatori”.

Kapaciteti i objektit është 100 shtretër spitalorë. Një pjesë e pajisjeve dhe stafit do të mbulohet nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dhe Klinika “Zhan Mitrev” në përputhje me marrëveshjet me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Në këtë qendër do të punojnë pesë mjekë, 30 infermierë, tetë ndihmës mjekësorë dhe personel tjetër mjekësor, tetë roje sigurie, gjashtë administratorë dhe 12 persona si personel spitalor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori