Në Prokurorinë Themelore në Prizren, është mbajtur takimi i rregullt tre mujor i Mekanizmit institucional me akterët të cilët merren me trajtimin e rasteve që ndërlidhen me veprat penale të cilësuara si dhunë në familje, brenda kompetencës së kësaj prokurorie.
“Në këtë takim thirrur dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje Mehreme Hoxha, ishin të pranishëm përfaqësues nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit, përfaqësues nga Gjykata, mbrojtës të viktimave, përfaqësues nga Zyra për Ndihmë Juridike Falas, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, Strehimorja si dhe zyrtarë nga Shërbimi Sprovues.
Të gjithë pjesëmarrësit në takim vlerësuan lartë bashkëpunimin që ekziston në mes institucioneve kompetente për trajtimin efikas dhe të shpejtë të këtyre rasteve. Sidomos, u vlerësua trajtimi i dinjitetshëm i viktimave të dhunës në familje që bëhet nga ana e këtyre institucioneve”, thuhet në njoftimin për media.
Po ashtu, u theksua se të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me dhunë në familje, janë kryer me prioritet të theksuar.
Koordinatorja për dhunë në familje nga Prokuroria Themelore në Prizren Mehreme Hoxha, theksoi se në Prokurorinë Themelore në Prizren, vetëm gjatë vitit 2018 janë pranuar 218 lëndë të cilësuara si dhunë në familje, ndërsa janë kryer 193 lëndë. Kurse, gjatë tre mujorit të parë të vitit 2019 janë pranuar 54 lëndë, ndërsa janë kryer 44 lëndë.
Po ashtu, u theksua si domosdoshmëri nevoja e përmirësimit të hartimit të kallëzimeve penale. U kërkua që kallëzimet penale të jenë më të formalizuara, të theksohen provat, vlerësimi i rrezikshmërisë, numri personal i viktimës, i të pandehurit etj.
Nga të pranishmit u vlerësua se shqetësuese edhe me tutje mbetet rritja e numrit të rasteve të dhunës në familje, e sidomos të rasteve recidiviste. Andaj, u kërkua që rastet e tilla të trajtohen me prioritet dhe me seriozitet të theksuar dhe të vlerësohet shkaku apo problemi, në mënyrë që të shtohen mekanizmat e mbrojtjes ndaj dhunës në familje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje