LAJMI I FUNDIT:

Në pranga për vjedhje

Në pranga për vjedhje

Në fshatin Dragovc të Graçanicës rreth orës 00:05 është arrestuar një person i dyshuar për një rast të vjedhjes së rëndë. Rasti ka ndodhur në fshatin Dragovc, saktësisht në një shtëpi, ku ishin vjedhur gjësende shtëpiake, (kabllo, mjete pune etj), që arrinin vlerën rreth 200 euro.

Pas marrjes së informatës, hetuesit policor menjëherë janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes, dhe kanë arritur të identifikojnë e arrestojnë personin e dyshuar, tek i cili kanë gjetur dhe konfiskuar gjësendet e vjedhura. /Telegrafi/