LAJMI I FUNDIT:

Në pranga 21-vjeçari, plagosi rëndë një person

Në pranga 21-vjeçari, plagosi rëndë një person

Specialistët e seksionit kundër krimeve ndaj jetes dhe lirisë së personit në Dibër në bashkepunim me policinë e Bulqizës, arrestuan të martën shtetasin e shpallur në kërkim Blerim Bici, 21 vjeç, i cili akuzohet për "Plagosje të rendë me dashje" dhe "Mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Bici plagosi rëndë shtetasin Alton Neziri, 23 vjeç, tek vendi i quajtur "Ura e Çerenecit" në rrethin e Bulqizes. Sipas policisë, ngjarja ndodhi për motive banale.

I plagosuri është dërguar në QSUT për një ndihme me të specializuar, pasi gjëndja e tij shendetësore është e rëndë./Telegrafi/