Ne po izolohemi, e s’po na thuhet!
Beogradi po kthehet në faktorin përfundimtar kyç, si me të drejtë vetoje, për fatin e Kosovës në BE. Porosia nga Brukseli është e qartë: Serbia nuk ka nevojë ta njohë Kosovën për t’u bërë anëtare e BE-së, kurse Kosova nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, pa e njohur Serbia, dhe si rrjedhojë edhe pesë shtetet anëtare. Momentalisht, kjo është një situatë e pashpresë e Kosovës, kurse qeveria këtë na e fsheh, duke u krekosur për arritjen e mundësisë që së shpejti do të mund të na heqin vizat
PËRKUNDËR REKLAMËS SE me rekomandimin e Komisionit Evropian për dhënien e udhërrëfyesit për futjen në Schengenin e Bardhë kosovarët më në fund do të dalin nga izolimi, në të njëjtën kohë na është dhënë edhe lajmi se izolimi vetëm sa do të thellohet për Kosovën. Dhe, kjo – kërkoj falje në qoftë se po iu prishi festën! – është një arsye e madhe për brengosje.
Lajm i mirë është se qytetarët e Kosovës, në qoftë se i përmbushin detyrimet që do të përshkruhen në dokumentin e udhërrëfyesit, do të mund të lëvizin pa viza nëpër zonën e Schengenit pas një, dy, ose tre vjetësh. Gjithsesi, vendi i ynë ishte oaza e fundit në këtë pjesë të Evropës sa i përket lëvizjes së lirë dhe shtyrja e mëtejshme e vendimit për udhërrëfyesin do të humbte çfarëdo kuptimi. Mirëpo, ja që nëse marrim për bazë edhe deklaratat e përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës se vonesa e udhërrëfyesit është edhe politike, atëherë nënkuptohet se Prishtina zyrtare tash e ka përmbushur një kriter politik për të fituar të njëjtin. Ky kriter politik është pjesëmarrja në dialogun teknik-(politik) me Beogradin, nën fasilitimin e Brukselit, dhe shpërblimi për “konstruktivitetin” e treguar në këtë drejtim. Sidoqoftë, në të njëjtën kohë, paradoksalisht, Prishtina ka ndihmuar palën në anën tjetër të tavolinës, Beogradin, që të jetë përfitues shumë më i madh në raport me Brukselin, duke siguruar rekomandimin e Komisionit Evropian për dhënien e Serbisë statusin e kandidatit. E për të qenë problemi edhe më i madh në këtë kontekst, Serbia jo që ia ka siguruar vetes nëpërmjet të dialogut rrugën drejt BE-së, por e ka fituar edhe mundësinë që ta pengojë Kosovën që në një të ardhme të arrijë të njëjtën, pra statusin e kandidatit për BE.
TA SQAROJMË KËTË situatë: Serbia më 13 tetor ka marrë nga Komisioni edhe rekomandimin që Këshilli Evropian do të duhej t’ia jepte Serbisë statusin e kandidatit, “duke marrë parasysh progresin e arritur deri më tash dhe duke shikuar nëse Serbia rikthehet në dialogun me Kosovën dhe se ecën detyrimin e qartë që të ecën shpejtë me zbatimin me mirëbesim të marrëveshjeve të arritura deri më tash”. Çka do të thotë kjo? Kjo i bie që Serbia krejt ça duhet të bëjë është t’i zbatojë marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun në Bruksel dhe nuk do të ketë kushtëzime të tjera lidhur me Kosovën. Po, për të mos iu hyrë në hak, Serbia edhe do të mund të ketë presion nga shtete të caktuara të BE-së – siç është për shembull Gjermania – që të shuajë edhe strukturat paralele në veri, që në këtë mënyrë të perceptohet se ka normalizuar marrëdhëniet me Kosovën. Kaq. As më shumë, e as më pak.
Në anën tjetër, në të njëjtin 13 tetor, Prishtinës i është kumtuar lajmi se për shkak të mosnjohjes nga pesë shtetet evropiane, Kosova nuk do të mund të përfshihet në marrëdhënie kontraktuale me BE-në për t’u bërë një anëtare e saj në të ardhmen. Pra, për të ardhur në një stad të tillë – edhe në qoftë se do të plotësoheshin kriteret e tjera të parapara – Kosova sërish do të mbetet e izoluar për shkak se nuk e njohin pesë shtete. Dhe është lehtë e nënkuptueshme se këto shtete, ose në paku ndonjë nga këto të pestat e sotme, nuk do ta njohin Kosovën si të pavarur, në qoftë se këtë nuk do ta bëjë Serbia paraprakisht. Së këndejmi, rruga e Kosovës drejt BE-së, përveç tjerash, kalon edhe nga Beogradi. Beogradi kthehet në faktorin përfundimtar kyç, si me të drejtë vetoje, për fatin e Kosovës në BE. Porosia nga Brukseli është e qartë: Serbia nuk ka nevojë ta njohë Kosovën për t’u bërë anëtare e BE-së, kurse Kosova nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, pa e njohur Serbia, dhe si rrjedhojë edhe pesë shtetet anëtare. Momentalisht, kjo është një situatë e pashpresë e Kosovës.
PËR TË QENË kjo fotografi edhe më e zymtë janë duke ndikuar edhe përfaqësuesit institucionalë të Kosovës. Ata, pa fije turpi, po bëhen sikur nuk e kanë të qartë se sa e komplikuar është bërë e ardhmja evropiane e Prishtinës. Në vend se të kuptohen porositë e Brukselit seriozisht dhe të fillohet një minutë e më parë me hartimin e planeve e programeve për ta thyer bllokadën aktuale, ne shohim qeverinë të angazhuar në fushatë propaganduese për “arritjen e madhe të Kosovës” për shkak të premtimit të udhërrëfyesit për viza.
Tmerr!
Momentalisht Kosova është në situatë të bllokimit të plotë të rrugëtimit drejt BE-së dhe neve na thuhet se është sukses fakti se do të mund të lëvizim lirshëm pas disa vjetësh në Evropë, gjë që të gjithë fqinjtë tanë tashmë e një kohë e bëjnë!
Natyrisht se as Brukseli, as Beogradi e as kryeqytetet e pesë shteteve që nuk na njohin nuk do të ulen për të hartuar strategji që Prishtina të gjejë rrugë që të çajë bllokadën që i është vënë. Atë do të duhej ta bënte Prishtina sa më parë të jetë e mundur dhe të mos vazhdojë të luajë rolin e viktimës pafundësisht. Institucionet janë të zgjedhura për të gjetur zgjidhje e jo për të vajtuar.
Sot janë duke u krekosur se është arritur diçka që është dashur të arrihet domosdoshmërisht, nesër do të ulen të vajtojnë, e pasnesër mund të jetë shumë vonë edhe për të ndryshuar diçka, sidomos në qoftë se në ndërkohë Serbia do të jetë pjesë e BE-së.
E ne do të vazhdojmë të jemi të gënjyer, të manipuluar e të izoluar.
Shumëfish!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-32-780x439.jpg)
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët
![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-5-780x439.png)
Egli - Gjestit: Nuk ke për të më pasur kurrë, nuk më meriton, banori: hiqmu pashë Zotin
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-8-780x439.jpg)
Trump ia ndërpret Bidenit qasjen në informacionet e klasifikuara: Joe, je i pushuar nga puna
![Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/LAJMI-I-FUNDIT-2-780x439.png)
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti