LAJMI I FUNDIT:

Në Pejë gruaja shtrihet në mes të rrugës, kërkon nga veturat që ta shkelin (Foto)

Në Pejë gruaja shtrihet në mes të rrugës, kërkon nga veturat që ta shkelin (Foto)

Një grua është parë e shtrirë në mes të rrugës duke kërkuar nga veturat që ta shkelin atë.

Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të autobusëve në Pejë, ndërkaq nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë këtë grua që të bëjë këtë veprim.

Në fotografinë që ka siguruar Telegrafi, shihet gruaja identiteti i së cilës nuk dihet, e cila është shtrirë në mes të rrugës.


Rastin e konfirmoi për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se policia sapo ka shkuar në vendin e ngjarjes nuk e kanë gjetur askënd aty.

Sipas tij, dëshmitarët e rastit iu ka thënë policisë, që gruan në fjalë e kanë tërhequr nga aty familjarët e saj.

“Në momentin kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, nuk e ka gjetur askënd aty”, ka thënë Rugova. /Telegrafi/