LAJMI I FUNDIT:

Në mungesë kuorumi përfundon seanca e Kuvendit

Në mungesë kuorumi përfundon seanca e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës / Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës e ka përfunduar seancën për ditën e sotme në mungesë kuorumi. Të pranishëm në sallë ishin vetëm 60 deputetë, gjë që pamundësoi vazhdimin e seancës.

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, tha se për të gjitha pikat e mbetura, shqyrtime do të ketë në seancat e radhës.

Paraprakisht Kuvendi miratoi Projektligjin për Siguri Kibernetike. Në sallë ishin 69 deputetë, prej të cilëve 66 kanë votuar në favor të projektligjit në fjalë. Paraprakisht janë miratuar edhe 20 amendamente të projektligjit në fjalë.


Kosova, por edhe vendet e tjera të Ballkanit, ditëve të fundit kanë qenë cak i sulmeve kibernetike.

Ky ligj pritet ta forcojë sigurinë kompjuterike në vend, pasi përpos shtimit të veprave penale të cilat kryhen me kompjuter dhe ashpërsimit të tyre ka paraparë edhe themelimin e Autoritetit Shtetëror për Siguri Kibernetike si dhe masa të shumta, duke përfshirë edhe themelimin e një pike kontakti në Policinë e Kosovës e cila do të jetë e angazhuar për 24 orë gjatë 7 ditëve të javës.

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Mbrohen në heshtje zyrtarët e Aeroportit, Prokuroria kërkon aktgjykim dënues ndaj tyre

Drejtësi
Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Gjeneral Kudusi Lama rrëfen se si u njoftua për rrethimin e familjes Jashari nga forcat serbe

Lajme
Kalo në kategori