Në Maqedoni vijnë frigoriferët, por jo edhe vaksinat kundër Covid-19

Maqedonia është ndër vendet e pakta të Ballkanit Perëndimor që ende nuk ka pranuar vaksinat anti kovid. Në fakt, të gjithë vendet fqinje, përveç Kosovës, tani më kanë marrë vaksinat e para. Ndonëse u përmend e para nga krerët e shëndetësisë, platforma “Covax” mbetet opsioni më i largët për të na sjell këtë formë parandalimi aq të kërkuar kundër pandemisë. Parashikimet e autoriteteve janë që deri në fund të janarit do të vijë kontingjenti i parë, kurse gjatë kësaj kohet arrijnë 5 frigoriferët special për ngrirje deri -80°C. Nga Komiteti për Imunizim thonë se intensivisht po bëjnë përgatitjet.
“Për qytetarët do të jenë vendet e njëjta ku po zhvillohet vaksinimi aktual i gripit sezonal, në Shkup do të zbatohet në 5-7 pika për vaksinim të qytetarëve dhe pastaj në secilin qytet të Maqedonisë. Punonjësit shëndetësor do të vaksinohen aty ku punojnë, tani më po bëhen përgatitje se si do të bëhet vaksinimi në Klinikat e Shkupit, në secilin spital dhe kovid qendër të personelit mjekësor”, tha Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komiteti për Imunizim.
Përderisa jemi në pritje të vaksinës anti kovid, autoritetet shëndetësore druajnë që mos të përhapet varianti i ri i virusit korona. Në fakt, po të përhapet varianti i detektuar fillimisht në Britaninë e Madhe, sipas tyre, ka rrezik të vij edhe vala e tretë e pandemisë. Në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani janë analizuar afër 160 gjene të virusit korona , me ç’ rast u vërtetuan disa variante të Sars-Cov-2, prej të cilave dy lloje janë më dominonte në popullsinë tonë.
“Mutacionet e virusit që janë në Britani të Madhe nuk janë detektuar në asnjërën nga këto 160 analiza të kodit gjenetik të virusit të marr prej pacientëve tanë në periudhën maj-dhjetor 2020”-thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga Komisioni për Sëmundje Infektive njoftuan se deri të hënën e ardhshme do të bëjnë vlerësimin e situatës epidemiologjike të këtij fillimviti. Kjo nënkupton ndryshim të masave aktuale restriktive. Me të hyrë në 2021 dukshëm u ulën rastet pozitive, duke u rritur numri i të shëruarve. Por, sipas raporteve zyrtare, java e dytë e janarit ka regjistruar një rritje të lehtë të rasteve në raport me numrin e testimeve./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Angellovska-Bezhoska: Politikat e bankave qendrore kanë kontribut të madh për stabilitetit makroekonomik

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania