Në Maqedoni kemi rritje (të rënieve)!
Në Maqedoni kemi rritje! Sa bukur kur dëgjojmë kësi lloj fjalish. Sa rehatshëm ngrysemi. Sa të çlodhur gdhihemi dhe sa me emfazë flasim për këtë ombrellë nën të cilën këndshëm dëgjojmë për foljet rrit e rritem. Edhe në kohën kur në vendet më të zhvilluara kemi rënie, këtu pushtetarët tanë na përgëzojnë me rritje: “He u rritshit sa mali i Everestit”!
Ministrat i shohim me vetura të reja dhe fare nuk habitemi. Vetëm gëzohemi se këtu po rinohet gjithçka. Rinim mund të kemi vetëm në ato vende ku kemi rritje të prodhimit e të tregtisë dhe qepje të sendeve të vjetra në ato vende që me zhvatje ecin. Shohim në qendër të kryeqytetit objekte me stil arkitekturor të shekujve të kaluar. Me vrik pushtetari na drejtohet se këto objekte edhe pse në dukje i përkasin arkitekturës së lashtë, ato po rinohen e zbukurohen, madje edhe po e mbulojnë anën e errët të këtij vendi.
Në Shkup po punohet, në çdo anë tokmaku po troket, duke treguar gjallërinë e këtij vendi. Investimet publike po qeshin, që tregon për një buxhet të fortë, i cili pasi ka plotësuar të gjitha nevojat e qytetarëve, pushtetarët kishin menduar që të ndajnë prej këtij kulaçi edhe mjete që rinojnë objektet (duke e ruajtur njëkohësisht edhe gjenezën e vjetërsive të tyre). “Kjo është shenjë e tepricës së mjeteve buxhetore”, do ta thoshte çdo njëri që merr vesh pak në ekonomi. Kjo është panorama e atyre që edhe zagarët u janë trashë prej ushqimit të tepërt!
Pushtetarët tanë pushtues të të mirave materiale dhe mëtues të grabitjes së të mirave morale kanë të drejtë kur thonë se në Maqedoni kemi rritje, por mos sqarimi dhe shtjellimi i kësaj fjalie tregon edhe fshehjen e panoramës së vërtetë në këtë vend. Ajo është: kemi rritje të shtrenjtimit të rrymës në këtë vit për 10 për qind dhe në vitin 2013 pritet që ky shtrenjtim i rrymës të mbërrijë në 20 për qind; kemi rritje të borxhit shtetëror, ku për katër vjet ky borxh ka mbërritur shumën një miliard euro; kemi rritje të detyrimeve financiare ndaj qytetarit, ku do të duhet të paguanin 1000 denarë çdo familje për kartë elektronike shëndetësore; kemi rritje të karburanteve, ku sikur kangur çdo natë kërcen çmimi; kemi rritje të nxemjes; kemi rritje të rënieve të nxënësve, ku për dymbëdhjetë vjet është ulur në 50 mijë numri i nxënësve, numër ky që paralajmëron valën e re të papunësisë. Ata për këtë rritje e kishin fjalën, por duket se nuk i kuptuam si duhet.
Në pyetjen përse Maqedonia është në krizë financiare dhe ekonomike, pushtetarët tanë do të arsyetohen me përfshirjen e kësaj krize edhe në botën e zhvilluar ekonomikisht. Ndërsa, po i rrëshqiti dikujt goja për rritje ekonomike në këtë vend, ata me gojën plot do ta cilësojnë si meritë të kësaj qeverie. Në valën e krizave botërore, Maqedonia e rriti investimin publik. E habitshme, apo jo!? Kjo harxhoi me miliona për rregullimin e qendrës së Shkupit, duke pandehur në tërheqjen e vizituesve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Tani si paska mundësi të tërhiqen ata që janë të përfshirë nga kriza financiare dhe ekonomike, meqë ashtu këtë batak ekonomik e arsyetuan pushtetarët tanë. Nëse edhe të huajt janë në krizë, atëherë si ka mundësi që t’u teket atyre për një vizitë në Shkupin e vjetër, por të rinuar. Ndërsa, sa i përket vendorëve, ndoshta do ta vizitojnë qendrën, por vetëm pasi t’i kenë ngrënë nja pesë qebapë në çarshi, se më shumë nuk kanë para. Do ta shikojnë dhe çka? Vallë do të harxhojnë diçka? Do të mbushet buxheti nëse shkrepet me aparat ndonjë fotografi në atë pikturë të vjedhur apo të kontestuar prej Greqisë!
Qëllimi nuk është te tërheqja e të huajve dhe të vendit, duke pasur për qëllim aspektin ekonomik të shtetit, ngase po të ishte kështu, atëherë kryeministri paska rrezikuar shumë me këtë investim, sepse “Shkupi 2014” ka mundur t’i kushtojë vendit me trazira ndëretnike, madje edhe brenda etnike. Por, qëllimi ishte më i lartë. Pra, në këtë mjegull të krizave botërore ekonomike, siç është edhe ajo e Greqisë, të përvetësohen gjërat e huaja dhe shqiptarëve praktikisht t’i bëhet me dije se Shkupin që e çliroi Hasan Prishtina dhe që e mbajti vetëm pesë ditë, mund ta ëndërroni dhe të frymëzoheni për shkrime e libra, por që mund ta kujtoni vetëm si një të huaj për juve.
Kemi rritje të rënieve të investimeve të huaja në Maqedoni, ngase asnjë kompani nuk është e interesuar që si peshqesh të lopatës së parë t’ia dhurojë kryeministrit shtatoren e Aleksandrit. Kemi rritje të pakënaqësisë së popullit kundrejt kësaj qeverie. Kjo shihet edhe në sheshin që u ndërtua për lumturimin e njerëzve. Kemi rritje, por jo rritje të atyre që përtej fjalës rritje nuk dinë të lexojnë. Mbase si rrjedhojë e kësaj rritjeje do t’i rritet vlera edhe e ajvarit, ku ky ushqim i cili dikur ishte sinonim i familjeve me të ardhura të ulëta, tani do të cilësohet si ushqim luksoz!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës