LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni duhen tri rroga minimale për të kapërcyer muajin me gjithë qiranë e shtëpisë

Në Maqedoni duhen tri rroga minimale për të kapërcyer muajin me gjithë qiranë e shtëpisë

Çmimet më nuk janë të garantuara por edhe ashtu janë të larta. Korrigjimet me rritje që u bënë për disa nga produktet ushqimore dhe pijet pritet që të rrisin menjëherë koston e shportës së konsumatorit, shkruan Alsat.

Paga minimale është 20,175 denarë, ndërsa me pagën e marsit rritje pritet të jetë në 22,500 denarë, që nënkupton se do të duhen mbi tri rroga minimale për të kapërcyer muajin me gjithë qiranë e shtëpisë.

Përderisa për një shportë sindikale edhe qira banimi do të duhen 1,185 euro për të mbijetuar një familje katër anëtarëshe, kjo kosto përbën vetëm gjysmën e rrogës së një funksionari të shtetit, të cilët madje ankohen për të ardhurat.


“Me u ngrit çmimet nuk bën aspak, për popullin është bërë katastrofë. Pensionet e vogla, rrogat e ulëta, s’kemi nga ti’ mbajmë. Duhet të shohin edhe për neve, jo vetëm për vete ti rrisin rrogat, si Bujar Osmani thotë se nuk i del rroga. Nuk është mirë ashtu ta dëgjojmë ne, kjo është e keqe për atë. Duhet të jetë karshi popullit”, theksoi njw qytetar.

“Gjithçka është shtrenjtuar! Na thanë se nuk do ketë ngritje çmimesh por që tani janë më shtrenjtë. Ne asgjë nuk mundemi, tek kush të ankohemi?! Neve asgjë nuk na ngritën, pensionet 5% a për ata 78%”, u shpreh njw qytetare.

“Shtrenjtë! Nuk ka jetesë. Mezi po ja dalim. Sa harxhoni për një muaj? Njeriu shpenzon aq sa ka, por mjerë ai që nuk ka. Si do ja bëni? Zgjidhja në duar të Zotit sepse kemi humbur shpresën, nuk ka shtet”, tha njw qytetar.

Paga mesatare aktualisht është rreth 40 mijë denarë, që do të thotë se diçka më tepër se dy paga mesatare duhet të shpenzohen në një familje vetëm për gjërat elementare.

Pensioni minimal në Maqedoninë e Veriut tani është 13,162 denarë, që do të thotë se dy të moshuar pa ndihmë tjetër, do të duhet vetëm për barna dhe mjekim të shpenzojnë pensionin.

Shumica e pensionistëve në Maqedoninë e Veriut, ose 97 mijë, marrin pension minimal, deri në 13 mijë denarë. Rreth 19% e popullsisë janë pensionistë, apo çdo i pesti person në vend është në moshën e shtyrë që pranon pension personal ose familjarë./ Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Bizneset kosovare nuk po arrijnë të eksportojnë produkte shtazore në BE

Lajme
Kalo në kategori