LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni diskriminojnë ata që duhet të mbrojnë nga diskriminimi

Në Maqedoni diskriminojnë ata që duhet të mbrojnë nga diskriminimi

Institucionet të cilat duhet t’i mbrojnë qytetarët nga diskriminimi, edhe vetë janë diskriminuese, posaçërisht ndaj personave me nevoja të veçanta, për arsye se njëri – Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi është i vendosur në vendin i cili është i paqasshëm, ndërkaq informatat që i plasojnë edhe Komisioni edhe Avokati i popullit nuk janë në format të qasshme për këta persona, thotë Elena Koçovska nga “Polio Plus Lëvizja kundër handikapit”.

Kjo, thotë Koçovska, do të thotë se keni Komision i cili bën diskriminim ndaj personave me handikap, sepse edhe mosqasja në pajtim me dispozitat ligjore është diskriminim. Pyetja është, në këtë rast, kush dhe ku mund të reagojë për diskriminimin e këtillë, transmeton MIA.

Nga ana tjetër edhe shteti, përkatësisht institucionet e tij të cilat duhet të ofrojnë kushte të barabarta për të gjithë qytetarët, janë diskriminues ndaj një grupi të caktuar të qytetarëve, ndërkaq nëse nuk ka individ i cili është i prekur të reagojë dhe parashtrojë parashtresë dhe padi, nuk ka kush ta bëjë atë.


Problem shtesë për përballje me diskriminimin është pamundësia e qytetarëve, përfshirë edhe ata me handikap, ta njohin diskriminimin. Prandaj, thotë, ata duhet të edukohen, dhe të inkurajohen të parashtrojnë ankesa dhe të parashtrojnë padi. Në të kundërtën, potencon, shteti do të ketë arsyetim se nuk mund të reagojë nëse nuk ka dëshmi për diskriminim.

Thotë se, gjithashtu, nevojitet edhe profesionalizëm i Komisionit dhe përforcim i kapaciteteve të tij njëjtë si edhe ato të Avokatit të popullit, të ndërtohet memorie institucionale për vazhdimësi në punë, por edhe bashkëpunim mes institucioneve. Persona profesionistë nuk ndërtohen brenda natës, thotë, ai është proces afatgjatë dhe duhet të mos ndërpritet.

Për diskriminim sipas bazave të ndryshme çdo ditë ankohen qytetarët e Maqedonisë, ndërsa ndaj rasteve të këtilla në opinion shpesh flasin edhe një numër i madh i organizatave qeveritare dhe shoqatave të qytetarëve. Edhe krahas kësaj gjatë vitit të kaluar deri te Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi janë dorëzuar vetëm 60 parashtresa. Problem i madh, konsiderojnë kompetentët, ekspertët dhe organizatat qytetare, është pamundësia që njerëzit të njohin diskriminim, mosdija e tyre ku dhe se si të denoncojnë, frika që ta bëjnë atë ose mospasja e besimit se këtë mund ta zgjidhin. Problem plotësues, theksojnë, janë edhe stereotipat dhe paragjykimet, të cilat çojnë në rritjen e diskriminimit, madje edhe deri në gjuhë të urrejtjes.

“Deri tani më shumë reagime kishte në pjesën e nevojës për zgjerim të bazave, ngarkesa e dëshmimit, çfarë bën Komisioni, çfarë gjyqi, në definimin e diskriminimit, ndërsa kjo përmirësohet me këtë ligj. Thjeshtësohen dhe shpjegohen edhe termet për njohje më të lehtë të diskriminimit”, thotë Margarita Caca Nikollovska, ekspert dhe ish-gjykatës në Gjykatën për të Drejta të Njeriut në Strasburg.

Sipas saj, nevojitet edhe kufizim i qartë kur pala do të dorëzojë parashtresë deri te Komisionit, por edhe kur do të dorëzojë padi para gjykatave kompetente, kur ajo do të shkojë para Gjykatës Kushtetuese që është e mundur sipas Kushtetutës. Do të duhet, thotë, në këtë pjesë të qartësohen gjërat sepse personat të cilët dëshirojnë parashtresa ose padi të mos bredhin, por edhe të bëhen ndryshime në ligje të tjera.

Antonio Mihajllov nga OJQ “Subverziven front”, konsideron se me ligjin tejkalohen disa mangësi, posaçërisht, siç thotë në pjesën e mbrojtjes së Diskriminimit në bazë të orientimit seksual.

Zëvendës shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Xhef Goldstajn theksoi se duhet të përmirësohet dhe të profesionalizohet Komisioni, që është qëndrim edhe i organizatave qytetare, në suaza të tij të formohet shërbim profesional. Por më me rëndësi është, thotë, të punohet në bashkëpunimin ndërnacional.

Sipas tij, në vend ka mungesë të bashkëpunimit mes institucioneve, por edhe mungesë e bazës kombëtare të të dhënave kur bëhet fjalë për çështje nga sfera e diskriminimit.

Mabera Kamberi nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, krahas asaj që konsideron se me ndryshimet do të tejkalohen paqartësitë në ligj është e bindur se për mbrojtje nga diskriminimi, krahas ligjeve të mira dhe zbatimit të tyre, nevojitet, siç thotë, edhe rritjet e vetëdijes publike.

Deri te Avokati i Popullit, megjithatë në vitin 2016 janë drejtuar 69 persona, por në pjesën më të madhe të ankesave është bërë fjalë për diskriminim lidhur me marrëdhënien e punës – 18-të, si dhe për përkatësinë etnike – 17-të. Gjatë këtij vitit, megjithatë, janë parashtruar gjithsej 59-të ankesa, prej të cilave pjesa më e madhe – 14-të parashtresa, kanë qenë për shqetësim në vendin e punës.

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori