LAJMI I FUNDIT:

Në Kumanovë formohet Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve

Në Kumanovë formohet Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve

Këshilli i sapoformuar për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve do t’i rishqyrtojë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Kumanovës ndaj cilësisë së shërbimeve që i ofrojnë ndërmarrjet publike në Kumanovë. Vendimi për formimin e këtij trupi e votuan këshilltarët në seancën e fundit të Këshillit të Komunës.

Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve përbëhet prej 7 anëtarëve, ku tre janë subjekte juridike, ndërsa katër anëtarë janë persona fizik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për herë të parë është formuar një trup kontrollues që me funksionin e tij do të tregojë kualitetin e shërbimeve që i ofron administrata komunale, ndërmarrjet publike, institucionet, e gjithë ajo e cila është formuar apo është nën kompetencën e vetëqeverisjes lokale”, deklaroi Kryetarja e Këshillit të Komunës së Kumanovës Atina Mugrashanska.


Këshilli dhe institucionet tjera lokale do t’i ndjekin përfundimet e këtij trupi për përmirësimin e cilësisë të shërbimeve që ju jepen qytetarëve.

Anëtarët e Këshillit për mbrojtjen e konsumatorëve kanë mandat prej dy vitesh. Formimi i këtij Këshilli e mundëson Ligji për vetëqeverisje lokale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori