Në kujtesë të një demokracie vrastare
(Ata atë ditë po ecnin drejtë, për të mos u ndalur kurrë!)
Pas një cingërime të celularit tim të cilin e hapa menjëherë, nga ana tjetër e aparatit ndjeva një zë të ëmbël femre, e cila mu prezantua si aktiviste e lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe ma transmetoj ftesën, që, më 10 shkurt 2011, të merrja pjesë si mysafir në aktivitetet përkujtimore kushtuar dy viktimave të lirisë: Mon Balaj dhe Arben Xeladini, të cilët, me bekimin e sejmenëve politikë vendorë, para 4 viteve, po këtë ditë, u ekzekutuan tmerrësisht, nga dora gjakatare e “demokracisë botërore” të instaluar në Kosovë – UNMIK.
Dy viktimave të “TIANANMEN”-it kosovarë dhe dhjeta të tjerëve të gjakosur, sot e kësaj dite invalid. I kapluar nga mendimet spontane, nuk di as vetë se pse në atë moment, në kujtesë nuk u morra me ekzekutorët kriminelë dhe urdhërdhënësit e tyre të huaj, por thellësisht tentova që së paku disa sekonda të bartem me shpirtin e atyre vendorëve që atëbotë ngarendin të japin në medie deklarata favore në mbrojtje të këtij krimi makabër. Të atyre që, me pretekstin gjoja të “mbrojtjes me çdo kusht të institucioneve tona të fituara me gjak”, nëpër medie të shkruara dhe emisione të shumta debatuese televizive, pa fije turpi dhe ndërgjegje njerëzoreje, ishin vënë në rolin e gardianëve besnik të arsyetimit të këtij krimi gjakatar. Ata sot janë ende gjallë! Persona publik në radhët e politikës tonë faqezeze kosovare.
Edhe pse u mundova mjaftë, kot tentova që në vete ta ndjeja atë përjetim të bartjes në ndërgjegjen e dikujt tjetër. Me këtë rast, duke shkaktuar një mohimi të fuqishëm emocional në vete tërësia e qenies sime nuk e honepste dot këtë eksperiment të çuditshëm transadental. Dy shpirtra të kundërta kategorikisht dëboheshin në mohim. S’ka se pse! Është edhe ligj i natyrës ky. E natyrshmja njerëzore, as në imagjinatë nuk pranonte të jetë pjesë e së kundërtës së vetë… Mbase, tanimë e dija edhe përgjigjen: Ata si krijesa janë e kundërta e së mirës. Andaj, edhe sot e kësaj dite, atyre as që i ha palla për këtë punë?!!
Një letër pranuar para 4 viteve, nga Timori Lindor….
Pas tentimit të pasuksesshëm eksperimental të udhëtimit tim trascedental në ndërgjegjen e disa njerëzve që ndërlidhjen me ngjarjet e përgjakshme të 10 shkurt 2007, nga arkivi i kompjuterit tim, si kujtesë nxora një letër të pranuara para 4 viteve nga një mik i imi, i cili, atëbotë, ishte caktuar të shërbente si mjek nga Kosova, në një mision humanitar të OKB-së, në Timorin Lindor: “ …Dita më ditë sa qëndroja në këtë ishull të Azisë së largët, fillova ta njoh më për së afërmi mentalitetin vendor të banorëve të këtij Ishulli – shkruante në mes tjerash dr. Agimi në letrën e tij. Si informatë fillestare mund të shërbeje fakti se për timorezët krokodili paraqet paraardhësin e tyre dhe është i ngritur në një shkallë të hyjnisë. Ja edhe një ngjarje të vërtetë, që ka të bëj me këtë besëtytni, edhe që ka ndodhur para sa kohe: Një ekip ushtarak Australian, gjate një patrullimi me Helikopter neper bregun e Oqeanit, nga ana jugore e ujdhesës se Timorit, ka vërejtur se një krokodil po i afrohej një grupi te fëmijëve dhe vlerësojnë se ekziston rreziku që ndonjëherë prej fëmijëve të lëndohej. Australianet, menjëherë kanë reaguar dhe kanë gjuajtur me armë zjarri nga Helikopteri, duke e vrarë krokodilin.
Kjo vrasje, ka shkaktuar një problem të madh në atë fshat ku ka ndodhur ngjarja, sepse, për ata, është vrarë një Zot i tyre, gjegjësisht paraardhësi direkt. Konflikti është acaruar aq shumë saqë ka qene i domosdoshëm “intervenimi” i Kombeve te Bashkuara, të cilët formojnë një delegacion special për të shkuar si ndërmjetësues në “pajtimin e gjaqeve” me kryeplakun e katundit, sepse, pas këtij incidenti, vendoret i kane ndërprerë te gjitha bashkëpunimet me ndërkombëtarët… Ne arsyetimin “zyrtar” se krokodili është vrarë për shkak të sigurisë së fëmijëve, përgjigja e kryeplakut ka qenë se “vrasja e krokodilit nuk ishte e domosdoshme dhe se ai (krokodili) sigurisht ka qenë i uritur dhe ka pas nevojë për ushqim, andaj (sipas tij!), është dashur ta linin të qetë krokodilin që të haj ndonjë fëmijë për të mbijetuar!”. Mua, kjo ngjarje më pat tronditur kur e dëgjova për here te parë, mirëpo, më vonë, fillova të “kuptoj” se vendasit krokodilin e kanë Zot dhe kjo patjetër duhet respektuar edhe nga të tjerët”.
… dhe paradoksi kosovar
Ky ishte një tregim i vërtetë nga Timori Lindor. Por, sikur kjo ngjarje, ka edhe një ngjashmëri paradoksale në mes të Kosovës dhe Timorit Lindor: Nëse timorezët e kanë si të shenjtë krokodilin, ne kosovarët, para katër viteve, i kishim promovuar si të “shenjtë” ELEFANTËT (Grupi i Unitetit). E kundërta e koecidencës së kësaj ngjarjeje qëndron vetëm tek veprimi i ndërkombëtarëve:
Në Timor, ata vrasin krokodilin (e shenjtë), me pretekst se është rrezikuar jeta e fëmijëve, ndërsa në Kosovë, ndërkombëtarët vrasin fëmijët, vetëm pse ata në një protestë popullore kanë rrezikuar qetësinë dhe rahatinë e “ELEFANTËVE” tanë (Grupit të Unitetit);
Në Timor, ndërkombëtarë kanë formuar grupin e pajtimit për të kërkuar falje prej vendorëve për këtë incident, ndërsa në Kosovë, vrasësit janë larguar pa asnjë “therë në këmbë”. Bile, me të kthyer në shtetin e tyre, edhe janë dekoruar për veprën e bërë.
Sot e përgjithmonë: Lavdi, këtyre dy dëshmorëve të vrarë për liri, nga dora gjakatare e “demokracisë botërore!” dhe politika sahanlëpirëse vendore!
Ata, atë ditë, vërtetë ecnin drejtë, për të mos u ndalur kurrë…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës