LAJMI I FUNDIT:

Në Greqi vazhdojnë zjarret, shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pyje dhe shtëpi

Në Greqi vazhdojnë zjarret, shkaktojnë dëme të konsiderueshme në pyje dhe shtëpi

Greqia vazhdon luftën e saj me zjarret pyjore dhe ato në zona të tjera, ndërkohë deri tani kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Zyrtarët e shërbimit zjarrfikës theksuan se vazhdojnë punimet për të marrë nën kontroll zjarret që vazhdojnë prej 9 ditësh në zonën Ilia të ishullit Evia dhe Gadishullit Morea.

Gjithashtu vazhdojnë ndërhyrjet nga toka dhe ajri ndaj zjarreve në zonën Kassandra të gadishullit Halkidiki në afërsi të Selanikut dhe në zonat Lakonia, Arkadia në Morea si dhe në zonat Parnithas, Mandra dhe Aspropirgo në Attika.


Bëhet e ditur se punimet për shuarjen e zjarrit vazhdojnë me vështirësi për shkak se era në zonat e zjarrit ndryshon drejtim vazhdimisht, transmeton Anadolu Agency.

Në punimet e shuarjes së zjarrit, krahas ekipeve të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile marrin pjesë edhe ekipet zjarrfikës të vendeve të huaja të ardhura në kuadrin e marrëveshjeve dypalëshe, njësitë e këmbësorisë së ushtrisë, efektivë të policisë, makineri pune të administratës lokale dhe qytetarë vullnetarë.

Ekipet zjarrfikës ndodhen në gatishmëri kundër mundësisë nga ndezja sërish e zjarrit në zonën Olimpia Antike në Morea si dhe në Varipombi dhe Dionisos në afërsi të Athinës, zona ku zjarret janë vënë nën kontroll. Gjithashtu në këto vende kanë filluar punimet e përcaktimit të dëmeve.

Në anën tjetër, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një konferencë për shtyp tha se arsyeja kryesore e katastrofës së zjarreve në vend është ndryshimi i klimës në pellgun e Mesdheut dhe se mes vendeve të rajonit ka nevojë për bashkëpunim të ngushtë për këtë çështje.

Mitsotakis tërhoqi vëmendjen se zjarret nuk janë problem vetëm i Greqisë dhe se fatkeqësi të ngjashme janë përjetuar në shumë vende të Mesdheut.

“Kriza e klimës këtu tregon se duhet të ndryshojmë çdo gjë. Duhet të ndërmarrim hapa të guximshëm. Natyra nuk bën gabime, bëjnë njerëzit”, shtoi Mitsotakis.

Pas pyetjeve të gazetarëve lidhur me zjarret, Mitsotakis u shpreh se qeveria ka bërë atë që ka pasur mundësi, por sipas tij kjo nuk është e mjaftueshme në disa pika.

Në zjarret që vazhdojnë në Greqi prej 15 ditësh sipas të dhënave paraprake janë shkrumbuar 750 mijë dynym hapësirë pyje dhe toka bujqësore.

Po ashtu janë djegur mbi 1.000 shtëpi dhe biznese, kanë dalë jashtë përdorimit shumë mjete si dhe është ndikuar negativisht jeta e kafshëve të egra.

Në trend Botë

Më shumë
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

Botë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?

Grenell në një takim me presidentin autoritar të Venezuelës?

Botë
Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Pasi fajësoi Bidenin dhe Obamën për tragjedinë në Uashington, Trump tani gjen një fajtor tjetër

Amerika
Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza

Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza

Amerika
Kalo në kategori