LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan nis konferenca e kryetarëve të 17 komunave për bashkëpunim rajonal evropian

Në Gjilan nis konferenca e kryetarëve të 17 komunave për bashkëpunim rajonal evropian

Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nisur sot konferenca e kryetarëve të komunave për Bashkëpunim Rajonal Evropian, në të cilën po pjesë 17 komuna të mikroregjionit evropian nga Kosova, Serbia, Maqedonia e Bullgaria.

Në hapjen e kësaj konference, kryetari Haziri tha se e ka marrë këtë nismë me qëllim të bashkëpunimit dhe angazhimit të  përbashkët rajonal drejtë synimit dhe përgatitjes për integrime evropiane

“Qëllimi kësaj konference është bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët rajonal drejtë synimit dhe përgatitjes për integrime evropiane. Dua të theksoj se kontribut në bashkorganizim ka dhënë edhe Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Integrimeve Evropiane. Funksionalizimi i mikroregjionit tonë, përveç fushës së arsimit, shëndetësisë etj., do të ndikojë në përmirësimin edhe të infrastrukturës sonë rrugore dhe hapjen e pikave të reja kufitare për qarkullimin e njerëzve”, ka thënë Haziri.


“Ne jemi evropian të Ballkanit Perëndimor dhe si të tillë do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të sinqertë, në mënyrë që t’i arrijmë qëllimet tona konkrete. Zhvillimi i një komune të këtij mikroregjioni, e gëzon secilën nga 17 komunat të Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Haziri.

Konferenca po i vazhdon punimet, ndërkaq gjatë ditës do të dilet me konkluzionet të përbashkëta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori