Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” respektivisht “Ta pastrojmë Gjilanin”, prej kësaj javë ka nisur edhe gjelbërimi i hapësirave publike, ku do të mbillen afro 7 mijë drunj dekorativ për t’i dhënë Gjilanit edhe epitetin e qytetit ekologjik.
Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka bërë mbjelljen e drurit dekorativ ne rrugën Gjilan – Bujanoc, ka thënë se po punojmë bashkërisht që Gjilani të bëhet një qytet ekologjik.
“Përpos aktiviteteve të filluara për pastrim të ambientit ne jemi duke vazhduar edhe me aksionin për gjelbërim dhe mirëmbajtje të hapësirave të gjelbëruara në qytet. Po punojmë bashkërisht që Gjilani të bëhet një qytet ekologjik. Plani i aprovuar nga bordi i drejtorëve tashmë është duke u implementuar dhe aty janë të përfshira mbjelljet e drunjve dekorativ në të gjitha rrugët kryesore të Gjilanit dhe në kodrën e dëshmorëve”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka potencuar se është pretendim që me kërkesën e Komunës të merren edhe 5 mijë fidane të tjera nga niveli qendror dhe u dedikohen Qendrave të Mjekësisë Familjare, oborreve të shkollave dhe vendet e zhveshura nëpër fshatra.
“Gjatë kësaj faze do të bëhet mbjellja gjithandej, duke mos harruar edhe tri parqet e reja, Parku i Paqes te livadhet e Malishevës në tre hektarë tokë tashmë të ndar për këtë qëllim, pastaj Parku i të Barabartëve që i dedikohet personave me nevoja të veçanta te “Banja” dhe Parku i Pajtimit në Gllamë të Bresalcit”, ka thënë ai.
Haziri ka ftuar qytetarët, kompanitë, por edhe qiftet e reja, arsimtarët, pensionistët, fëmijët, që secili prej tyre mund të bëjë mbjellje dhe ta kenë drurin e tyre në formë simbolike, sikur që ka ndodhur me gjeneratën e vitit ’87-’88 e gjimnazit “Zenel Hajdini”, që ka mbjellur drurin e vet dekorativ në qendër të qytetit dhe përkujdeset për të.
“Ky aksion nuk ka të bëjë me numra, ka qëllim që qytetin tonë të bëjmë së bashku të gjelbër”, tha mes tjerash ai.
Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan, është bartëse e këtij projekti dhe angazhohet në funskion të përshtatjes së drunjëve me vendin ku bëhet mbjellja, ka informuar drejtori i këtij resori, Ramiz Ramadani, që bëri të ditur se kjo pjesë e vitit është shumë e përshtatshme për mbjellje të kësaj natyre dhe do të shfrytëzohet maksimalisht me të gjitha kapacitetet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë