LAJMI I FUNDIT:

Në Finlandë po afrohet kërcënimi rus – dhe shpëtimi nga ShBA-ja nuk është aspak i sigurt

Në Finlandë po afrohet kërcënimi rus – dhe shpëtimi nga ShBA-ja nuk është aspak i sigurt
John Kampfner, for Der Spiegel, shot in London, Coal Drops Yard, Kings Cross. 25th of August 2020

Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Në vitin 1905, në qytetin finlandez të Tamperes, Vladimir Lenini u takua për herë të parë me Josip Stalinin. Ata dhe rreth 24 revolucionarë filluan hartimin e planeve për të përmbysur carin dhe për të rrëzuar perandorinë ruse. Historia është kronikë e gjallë në Muzeun “Lenin” të Tamperes, një vend ku mijëra qytetarë sovjetikë shkonin për çdo vit në grupe zyrtare; në këto kohë të ndryshme, nga autoritetet e qytetit shihet si diçka e turpshme.

Që nga rënia e komunizmit sovjetik më 1991, pushtimi rus në Ukrainë në vitin 2022 dhe pranimi i Finlandës në NATO në vitin 2023, muzeu vazhdimisht i ka ndryshuar ekspozitat e veta. Ende tregon historinë e jashtëzakonshme të atij takimi sekret të një shekulli më parë, kur Finlanda ishte pjesë e perandorisë cariste ruse, por që gëzonte njëfarë autonomie – derisa nuk e fitoi pavarësinë, menjëherë pas revolucionit bolshevik të vitit 1917.


Momentalisht, muzeu e përshkruan rrjedhën e marrëdhënieve të Finlandës me Rusinë. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Finlanda ishte një nga vendet e pakta evropiane fqinje me BRSS-në që nuk u pushtua me forcë. I kërkohej të lëshonte një të dhjetën e territorit të saj dhe të paguante dëmshpërblime të rënda, por ajo e ruajti pavarësinë e vet. Kjo kishte një çmim: neutraliteti i ngjyrosur me nënshtrimin e rëndë ndaj Kremlinit. Në vitin 1970, në 100-vjetorin e lindjes së Leninit, manifestimet u organizuan në të gjithë Finlandën. Fjala tashmë nënçmuese për gjithë këto është Finlandizimi.

Anëtari më i ri i NATO-s (Suedia është ende në pritje), Finlanda, ka mbyllur përkohësisht kufirin e saj me Rusinë, pasi tensionet ndjeshëm janë rritur. Fqinji si kundërshtar; është kthesë me 180 shkallë.

Në këtë sfond, finlandezët shkuan në kutitë e votimit të dielën e kaluar, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Megjithëse vendi ka sistem parlamentar, pozicioni i kreut të shtetit nuk është honorifik: presidenti përcakton parametrat e politikës së jashtme dhe është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura.

Ndoshta nuk është për t’u habitur, pra, që balotazhi, më 11 shkurt, do të zhvillohet mes dy veteranëve të politikës së jashtme. Ish-kryeministri Alexander Stubb doli shumë pak përpara (me 27 përqind të votave kundrejt 26 përqind) Pekka Haavistos – ministër i Jashtëm i kohëve të fundit. I pari mund të jetë i qendrës së djathtë, i dyti ka ulëse në Parlament për të Gjelbrit. Ata kanë debatuar për ekonominë, krizën klimatike dhe çështjet sociale, por për Rusinë – ata dhe pothuajse të gjithë politikanët në Finlandë – kanë të njëjtin zë.

Në të vërtetë, gjatë fushatës zgjedhore, të nëntë kandidatët u përpoqën të kalonin secilin në arrogancën ndaj Kremlinit. Këtu përfshihej edhe Jussi Halla-aho, kryetari aktual i Parlamentit nga partia populiste e ekstremit të djathtë finlandez, i cili doli i treti me 19 përqind dhe që nuk arriti të shkojë në raundin e dytë.

Më 1 mars, Stubb ose Haavisto do të pasojnë Sauli Niinistön i cili jep dorëheqjen pasi kreu dy mandate gjashtëvjeçare. Vlerësimet ishin shumë të larta për të në sondazhe. Niinistö vlerësohet për nxitjen e aplikimit të Finlandës për anëtarësim në NATO. Në periudhën e hershme të mandatit të tij, ai krenohej me lidhjet e tij të ngushta me Vladimir Putinin, duke i konsideruar takimet e tyre të rregullta si të rëndësishme në përpjekjen për të bindur presidentin rus që të moderonte pozicionin e vet.

Kjo është jashtë rendit të ditës. Gjatë udhëtimeve të fundit në Estoni dhe në Finlandë, u preka nga qartësia e mesazhit të Rusisë si kërcënim ekzistencial. Gjatë bisedave të hapura mes politikanëve dhe mediave për përgatitjen për luftë, Finlanda krenohet se ka pasur prej kohësh një sistem të fortë shërbimi ushtarak, ashtu si nordikët e tjerë dhe vendet baltike. Në të vërtetë, ideja e rivendosjes së saj po shtohet gjithnjë e më shumë në vendet që atë e hoqën në kohët e fundit, përfshirë Gjermaninë.

Megjithatë, siç e pranojnë Finlanda, Estonia dhe shtetet e tjera nordike dhe baltike, zgjedhjet që kanë vërtet rëndësi nuk do të mbahen në rajon, por në Shtetet e Bashkuara. Mezi fshihet frika për inkurajimin që do ta ketë Putini, nëse Donald Trumpi kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarët e mbrojtjes dhe sigurisë në të gjithë Evropën, janë gjithnjë e më të shqetësuar për angazhimin e Trumpit ndaj nenit 5 të traktatit të NATO-s – kërkesës për të gjithë anëtarët e aleancës, për të ndihmuar çdo shtet anëtar nëse sulmohet. Ka shumë spekulime rreth mënyrës dhe vendit të provokimit, të provokimit të nxitur nga Putini për të testuar guximin e Trumpit, me vëmendje të përqendruar në ato pjesë të tri shteteve baltike me popullsi të madhe etnike ruse.

Me shkrirjen e borës së dimrit, Finlanda po përgatitet për një periudhë tjetër me telashe përgjatë kufirit prej 1 340 kilometrave (830 milje) që ndan me Rusinë. Nga vera e kaluar e tutje, një numër i madh azilkërkuesish kërkuan të kalonin kufirin lindor të Finlandës. Në nëntor, Finlanda mbylli kufirin e saj me Rusinë – por, toka është aq poroze saqë priten më shumë tensione këtë pranverë dhe verë. Zyrtarët kujtojnë skenat e dhunshme në kufirin e Polonisë që filluan në vitin 2021, kur diktatura besnike e Kremlinit në Bjellorusi i çoi azilkërkuesit me autobusë deri në kufi.

“Tani jemi në një situatë ku Rusia, dhe veçanërisht Vladimir Putini, po i përdorin njerëzit si armë”, tha Stubb gjatë debatit të fundit televiziv të fushatës presidenciale. “Është çështje emigrantësh, është masë e pamëshirshme, cinike. Dhe, në këtë rast, duhet ta vendosim sigurinë e Finlandës në vend të parë”.

Çështjet e ngutshme për finlandezët, estonezët dhe fqinjët e tyre do të jenë nëse, pas një viti, partneri tek i cili ata janë mbështetur gjatë tri dekadave të fundit për t’i mbajtur të sigurt – Shtetet e Bashkuara – do të jenë ende aty për ta. Për sa kohë që fantazma e Trumpit shfaqet dhe Ukraina mbetet e rrezikuar, shqetësimet e sigurisë do të mbizotërojnë mendjet e votuesve. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Kalo në kategori