LAJMI I FUNDIT:

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me simbolin e kordelës së bardhë dhe ngjyrë portokalli

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me simbolin e kordelës së bardhë dhe ngjyrë portokalli

Me rastin e shënimit të 25 Nëntorit Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Agjencia për Barazi Gjinore, ka vazhduar fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit me ndriçimi e Ndërtesës së Qeverisë – Zyrës së Kryeministrit me simbolin e kordeles së bardhë dhe ngjyrën portokalli.

Sipas njoftimit për media fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit është fushatë botërore që organizohet çdo vit.

“Fushata fillon me 25 Nëntor, eshte e njohur si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas dhe përfundon me 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut. Çdo vit përmes fushatës bëhen thirrje për veprime globale për të rritur ndërgjegjësimin në mbarë botën për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave. Simboli i fushatës është kordelja e bardhë, ndërsa ngjyra zyrtare e fushatës është portokallia qe simbolizon një të ardhme të ndritshme dhe një botë të lirë pa dhunë ndaj grave”, thuhet në njoftim.


Ndërtesa e Qeverisë do të qëndroj e ndriquar prej orës 17:00 deri në oren 24:00. Kjo inciativë është përkrahur nga fondet financiare të SIDA Suedeze./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori