Në demokracinë më të madhe në botë, “dukja myslimane” mund t’ju kushtojë me jetë

Nga: Akanksha Singh dhe Roshan Abbas / CNN
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Kur si gazetarë përgatitemi për punë, mendojmë me kujdes për pyetjet, për vendndodhjen dhe pajisjet tona. Por, për njërin prej nesh, për fotografin Roshan Abbas, është një kujdes shtesë – në çfarë mase duhet ta zbulojë identitetin e tij të vërtetë.
Abbas, që është bashkautor i këtij artikulli, është burrë mysliman që jeton në Indi. Një vend ku, nën mbikëqyrjen e kryeministrit Narendra Modi, myslimanët po shahen dhe po dëbohen nga shtëpitë e veta; po mbytet liria e shprehjes së tyre fetare.
Është shtypja që Abbasi e ka përjetuar vetë, duke zgjedhur të mos veshë kurtë – këmishë të gjerë pa jakë – që mund të shfaq identitetin e tij si mysliman kur udhëton nëpër vend për punët e përditshme.
Vendimi është paralajmërues. Në hapësirat publike vërehet një ndjenjë shqetësimi. Linçimet e turmave ndaj myslimanëve, që dukshëm duken myslimanë, kanë ndodhur në të kaluarën.
Po kështu, gratë myslimane të veshura me hixhab, mund të përballen me reagime dhe diskriminim, edhe pse nuk ka asnjë ndalim kombëtar për veshjet fetare në hapësirat publike.
Abbas kujdeset gjithashtu të mos zbulojë se ndjek mësimet në “Xhamia Milia Islamia” – universitet mysliman i lidhur me protestat e studentëve kundër qeverisë. Kampusi është mbyllur vazhdimisht që nga viti 2019, në mes të marrëdhënies së trazuar me qeverinë.
Si shembull i persekutimit të qëllimshëm të myslimanëve është ligji i diskutueshëm për shtetësinë që ua jep shtetësinë indiane emigrantëve jomyslimanë, e që më 2019 është i prezantuar nga Partia nacionaliste hindu në pushtet, Bharatiya Janata (BJP).
Kryeministri Modi ka bërë me dije më parë se njerëzit që protestojnë kundër ligjit mund të “identifikohen nga rrobat e tyre” – një referencë e qartë për protestuesit myslimanë. Nuk është çudi që myslimanët indianë mendojnë se është dashur të ndryshojnë mënyrën se si vishen, si hanë dhe si flasin në publik.
Tensionet mes hinduve indianë dhe myslimanëve, për dekada kanë qenë vatra krize, madje edhe para se britanikët të largoheshin më 1947 dhe vendi të fitonte pavarësinë. Por, qëkur qeveria e Modit erdhi në pushtet në vitin 2014, krimet kundër pakicës myslimane janë rritur në mënyrë të vazhdueshme.
Deri kohët e fundit, anëtarët e BJP-së nuk e kishin pranuar haptas qëllimin e tyre për ta bërë Indinë një komb hindu. Myslimanët tjerë, feja e dytë më e madhe e vendit, është dëshmuar se janë strategji efektive e politikën mazhoritare të BJP-së.
Tani, afërsisht 200 milionë myslimanë të Indisë – pak më shumë se 14 për qind e popullsisë – po mbrojnë të drejtën e tyre për të jetuar.
Muajin e kaluar, autoritetet lokale dhe buldozerët rrafshuan dyqanet dhe shtëpitë në Xhahangirpuri të Delhit, një lagje me të ardhura të ulëta, kryesisht myslimane. Shkatërrimi pasoi me përleshjet e përbashkëta mes hinduve dhe myslimanëve të zonës. Kjo e pasqyronte mënyrën me të cilën autoritetet iu përgjigjën shpërthimeve të ngjashme të dhunës në pjesë të tjera të vendit – me buldozerë.
Ajo që po shohim në Indi më shumë është shtypja sistematike e myslimanëve dhe pakicave tjera. Para vitit 2014, myslimanët që përbënin vetëm 14 për qind të popullsisë, përbënin pothuajse 20 për qind të të burgosurve në burgjet e Indisë.
Por, me autoritetet që kanë braktisur detyrën e tyre themelore për të mbrojtur të drejtat kushtetuese të pakicave, popullsia myslimane e Indisë po bëhet çdo ditë më e parëndësishme.
Për më tepër, janë bërë gjithnjë e më të shpeshta thirrjet e hapura për dhunë ndaj myslimanëve. Pas ndalimit të diskutueshëm të shtetit jugor të Karnatakës – për shamitë e kokës në klasa, në fillim të këtij viti – një anëtar i një grupi rinor nacionalist hindu bëri thirrje që ata që mbanin hixhabe “të priten … në copa”.
Dhe, në dhjetor të vitit të kaluar, një udhëheqës hindu, në një ngjarje në shtetin verior të Utarakandit, bëri thirrje që “hindutë të kapin armët” për të qenë të sigurte se një “mysliman nuk do të jetë kryeministër më 2029”.
Megjithatë, liderët botërorë duken të pashqetësuar nga gjendja e punëve në terren, në Indi. Nuk ka asnjë sanksionim apo dënim të gjerë për qeverinë Modi. Edhe ai mbulim i paktë mediatik ndërkombëtar për situatën këtu – në përvojën tonë si gazetarë – është lënë mënjanë për ta mbuluar luftën në Ukrainë. Dhe, ndërsa ai lajm ka nevojë për mbulim të duhur, po ashtu ka edhe kjo.
Ka pasur disa momente të reagimit ndërkombëtar. Në vizitën e tij të fundit në Guxharat, kryeministri britanik Boris Johnson e vizitoi një fabrikë të JCB-së dhe pozoi për foto në një buldozer – e njëjta markë buldozerësh që përdorej për të shkatërruar dyqanet dhe shtëpitë në pronësi të myslimanëve.
Kjo shkaktoi zemërim, si në Indi ashtu edhe në Britani, me anëtarët e opozitës në Mbretërinë e Bashkuar që shkuan aq larg sa të pyesin nëse udhëtimi i Johnsonit në Indi “ndihmoi në legjitimimin e veprimeve të qeverisë së ekstremit të djathtë të Modit”.
Ndoshta nuk është befasuese se Modi ende nuk i ka dënuar shpërthimet e fundit të dhunës komunale në gjithë vendin. Pavarësisht se India është demokracia më e madhe në botë dhe laike nga ana kushtetuese, BJP ka ndezur vazhdimisht flakët e komunalizmit, duke i ndarë myslimanët, duke i cilësuar si të rrezikshëm dhe të dhunshëm.
Vitet e fundit, disa shtete të qeverisura nga BJP-ja miratuan një ligj për “xhihadin e dashurisë” (ose “anti-konvertimin”). Ligji synon të parandalojë gratë nga konvertimi, kur ato martohen jashtë besimit të tyre – veçanërisht siç sugjeron edhe emërtimi, duke i ndaluar gratë hindu që të martohen me burra myslimanë. Është krahasuar me ligjet e Nurembergut të vitit 1935 që ndalonin martesat mes hebrenjve dhe atyre të gjakut “të pastër” gjerman në Gjermaninë naziste.
Këtë vit e shohim veten duke ecur më tej drejt në një shteti-komb propagandistik. Një film i diskutueshëm rreth një studenti imagjinar të universitetit, i cili zbulon se militantët islamikë vranë prindërit e tij hindu nga Kashmiri, u lavdërua hapur nga Modi.
Filmi në disa shtete gëzonte statusin “pa taksa”, për ta bërë atë më të qasshëm për një audiencë më të gjerë. Megjithatë, edhe kjo u shoqërua me slogane anti-myslimane dhe shfaqja në “zonat me popullsi të përzier” të Delhit u shoqërua me prani të shtuar të policisë.
Islamofobia ka depërtuar në çdo aspekt të shoqërisë indiane. Qytetet tona po riemërohen për të fshirë gjurmët e historisë myslimane, ndërsa myslimanët në zonat metropolitane përballen me getoizimin për shkak të paragjykimeve.
Dhe, teksa ndalimet e mishit të lopës frikësojnë grupet e margjinalizuara, ato të privuara ekonomikisht, përfshirë myslimanët, vazhdojnë standardet e dyfishta të eksporteve të mishit të lopës nga India (lopët, për ata që nuk e dinë, ndonjëherë konsiderohen të shenjta në hinduizëm).
Myslimanët indianë janë të detyruar të lëvizin në hapësirat sociale me një sy të kujdesshëm, në mes të një ligji të ashtuquajtur “anti-terror” për të arrestuar dhe burgosur – për vite të tëra, pa gjyq. Për shumë aktivistë dhe gazetarë të burgosur sipas këtij ligji, faji i tyre i vetëm ishte identiteti i tyre mysliman. Por, çdo burgim i padrejtë bën më shumë se sa heshtja; ngjall ndjenjë frike në mendjet e reja të komunitetit mysliman.
Në fakt, aleanca ndërkombëtare, “Genocide Watch”, në mars lëshoi një paralajmërim për gjenocid – myslimanët në Indi janë nën kërcënim. “India në teh të rrezikshëm”, një samit për parandalimin e gjenocidit, deklaroi gjithashtu se vendi ishte në prag të gjenocidit.
Mënyra sesi vishet Abbasi për punë është vetëm maja e ajsbergut; gratë myslimane vazhdojnë të përballen me barrën e nacionalizmit hindu. Ajo që po ndodh me popullsinë myslimane të Indisë është çështje humanitare së cilës të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit