LAJMI I FUNDIT:

Në Bukuresht për fitore

Në Bukuresht për fitore

Fikret Shatri, Ismet Ferati, Fisnik Juniku dhe Enver Dili janë katër basketbollistët që do ta përfaqësojnë Kosovën në turneun ndërkombëtar në streetball “Bucharest Challenger”, i cili zhvillohet më 26-27 korrik në kryeqytetin rumun.

Në turne do të marrin pjesë skuadra nga 16 shtete evropiane, ndërsa tri të parat e fitojnë të drejtë të paraqiten për “World Tour”, që mbahet në Stamboll. Skuadra Che Bar është kampione e Kosovës në streetball për edicionin e kaluar, ndërsa anëtarët e saj besojnë se edhe në arenën evropiane mund të arrijnë rezultate të mira.

Ismet Ferati në një intervistë për Arenën shprehet i kënaqur që do të jetë pjesë e grupit që për herë të parë do ta përfaqësojë Kosovën në këtë turne, ndërsa beson se nuk do të mungojnë as rezultatet. /Tribuna/Telegrafi/