LAJMI I FUNDIT:

Në Beograd, shfaqet dokumentari për nënën gjakovare që humbi 4 djem dhe burrin në luftë

Në Beograd, shfaqet dokumentari për nënën gjakovare që humbi 4 djem dhe burrin në luftë

Festivali “Mirëdita, Dobar Dan”, që po mbahet që nga mbrëmë në kryeqytetin serb, ka sjellur sonte dokumentarin e një prej historive më të dhimbshme nga lufta e Kosovës.

Ferdonije Qerkezi, e cila u bë e njohur nga një fotografi ku shihej ajo e ulur me pesë pjata të zbrazëta që ua kishte bërë gati familjarëve të zhdukur, ka qenë temë e dokumentarit të realizuar nga Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti, shkruan reporteri.


Dokumentari i titulluar “Ferdonija” u shfaq para dhjetra personave në audiencë, të përbërë nga serbë e shqiptarë, por edhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Sipas realizatorëve, ky dokumentar është i dedikuar për paqen, njëlloj sic në esencën e tij e ka edhe i tërë festivali.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme u përurua libri “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” .

Panelistë kosovarë dhe serbë shprehën që qëllimi i këtij libri ka qenë presioni ndaj politikëbërësve për t’u marrë me fatin e të pagjeturve. Ndërmjet folësve, janë lexuar edhe pjesë të rrëfimeve të disa familjarëve të personave të zhdukur.

Sidoqoftë, dje para publikut shqiptaro-serb në Beograd u shfaq filmi “Nëntori i ftohtë”, e cila ngjarje zhvillohet në kohën kur nis shpërbërja e Jugosllavisë dhe presidenti i atëhershëm, Slobodan Milloshevic, nis të punojë kundër autonomisë së Kosovës me forca të plota.

Ndryshe, festivali “Mirëdita, Dobar Dan”, sic tashmë është bërë traditë, u përcoll me protesta nga ekstremistët serbë, të cilët me këngë patriotike shprehnin kundërshtinë për paraqitjen e historisë së luftës por dhe Kosovës në përgjithësi, duke bërtitur madje “Kosova është zemra e Serbisë”.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori