LAJMI I FUNDIT:

Në Afganistan vritet një ushtar i NATO-s

Në Afganistan vritet një ushtar i NATO-s

Sot një ushtar i NATO-s është vrarë në Afganistan, kurse katër të tjerë janë lënduar nga eksplodimi i një bombe në provincën jugore të Afganistanit, Kunar, përderisa në sulmin me raketa të kryengritësve janë plagosur pesë fëmijë, njoftojnë zyrtarët lokalë.

Shefi i provincës së Kunarit, Mohamed Jalal, ka deklaruar se kryengritësit kanë pasur për qëllim të godasin bazën ushtarake, por gabimisht i kanë goditur fëmijët.

Ndërkohë, zëdhënësi i qeverisë lindore të provincës Nangarhar ka konfirmuar se janë vrarë më së paku tetë kryengritës e disa janë plagosur gjatë operacioneve ushtarake në distriktet Hoxhian dhe Sherzad.Telegrafi