Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje bëri sot homazhe dhe vendosi kurora me lule te varrezat e qytetit të Gjakovës, për nder të 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve, Elton Zherka dhe Përmet Vula.
Eltoni edhe Përmeti, kanë rënë në betejën e Junikut në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike të Serbisë së bashku me Bekim Berishën dhe me Bedri Shalën, tha kryeministri Kurti, pas homazheve në varrezat e qytetit të Gjakovës.
Pas nderimeve, kryeministri Kurti tha se Përmeti dhe Eltoni vijnë nga familjet patriotike me edukatë të kamotshme qytetare, të cilët janë dëshmuar ndër shumë breza dhe pa dyshim që do të kujtohen me pietet edhe për shumë breza që do të vijnë pas nesh.
“Eltoni edhe Përmeti kanë rënë në betejën e Junikut në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike të Serbisë së bashku me Bekim Berishën dhe me Bedri Shalën.
Janë patriotë të paepur të cilët më këto lule të freskëta që vendosëm pranë varreve të tyre do të na inspirojnë, e do të na frymëzojnë përjetësisht, pra dëshmorët e kanë datën e rënies së tyre heroike që nuk është thjesht ditë e vdekjes por është ditë e ndërrimit të jetës që i dha jetë e liri popullit tone, po njëkohësisht edhe na e përkujton jo në çdo përvjetor por çdo ditë se sa i lartë ishte çmimi që ka paguar populli ynë për çlirimin që u bë, e për lirinë që e gëzon.
Lavdi, Eltonit edhe Përmetit, dhe gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjendet pa shenja jete 26 vjeçari i zhdukur në zonën e Pashtrikut

Nuk mori pjesë në takimin me Grupin Parlamentar, Hoti tregon arsyen

LVV pretendon se i ka numrat për formimin e Qeverisë

Burri nga Kosova ther rëndë me thikë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Geci: Vajza ime nuk do ta votoj kurrë një koalicion LDK-PDK, me LVV-në vendos kryesia

Formimi i qeverisë, Gërvalla: Dihet kush do ta formojë më 15 prill apo më vonë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje