LAJMI I FUNDIT:

Në 116 shtete konfiskohen 500 tonë barna të rreme kundër kancerit

Në 116 shtete konfiskohen 500 tonë barna të rreme kundër kancerit

Në veprimet e koordinuara të policisë të kryera në 116 shtete, 500 tonë farmaceutikë të paligjshëm janë konfiskuar në internet, duke përfshirë barna të rreme kundër kancerit dhe dhimbjes, si dhe shiringa ilegalë, njoftoi sot Interpoli.

Sipas deklaratës, një operacion i quajtur “Pangea XI” ka çuar në 859 arrestime në mbarë botën dhe kapjen e produkteve farmaceutike me vlerë rreth 14 milionë dollarë potencialisht të rrezikshëm, raporton Reuters.

“Ne u përqendruam në shërbimet e shpërndarjes të organizuara nga rrjetet kriminale dhe 3,671 lidhje u hoqën, duke përfshirë faqet, faqet e rrjeteve sociale dhe tregjet online”, tha Interpoli.


Trafikimi i paligjshëm i barnave në internet, dhe sidomos në “Dark Web” gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm, pavarësisht faktit se autoritetet shuajnë faqet që i shesin.

Interpol shpjegon se arsyeja për këtë është pasi grupet kriminale janë gjithnjë e më të ndryshme nga njëri-tjetri dhe për shkak se ata tërheqin klientë të rinj.

Kjo është fushata e dytë më e madhe e konfiskimit që Interpol kreu këtë muaj. /kp/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
Kalo në kategori