Albinot Maloku
Debati konceptual i shkencave të politikës dhe studimeve për rininë, në kohët tona është i koncentruar më së shumti tek trendi i participimit të tyre në proceset shoqërore e politike. Të rinjtë sot po paraqesin sfidë në krijimin e qytetarit evropiane dhe të demokracisë në përgjithësi. Mobilizimi në Evropë i të rinjve zakonisht është i koncentruar tek angazhimi i kësaj shtrese në sektorin e shoqërisë civile. Mirëpo, trendi i participimit politik ka një gamë të inkuadrimit të rinisë sidomos në ndryshimin e eksperiencave të deritanishme në Evropë.
Këtu duhet kujtuar një përballje të cilën Evropa e ka në këtë kohë, e kjo është një rënie e interesit për të votuar, por që nuk duhet harruar se në momentin kur të rinjtë evropian e kanë vërejt që po rrezikohet demokracia në vendet e tyre, atëherë kutit e votimit janë mbushur për plotë. Vitit 1997 konsiderohet për Bullgarinë si vit kur rinia ka marr hovë drejt participimit maksimal edhe politik të saj.
Të shumta janë rastet kur rinia janë mobilizuar rreth çështjeve që bëheshin rrezik për shoqërinë apo vendin, ose edhe në përkrahje të vlerave humane. Protestat kundër luftërave, votimi për subjektet politike anti-luftë, janë vetëm disa shembuj që dua t’i kujtoj në këtë diskutim.
Sot, kur kemi teknologjinë shumë të avancuar, gjeneratat tona mobilizohen dhe kundërshtojnë padrejtësinë edhe përmes internetit. Dua të përmend këtu, sidomos vendet nordike, p.sh. Estonia ku të rinjtë përmes internetit marrin pjesë në formësimin e politikave lokale zhvillimore, duke kontaktuar qeverinë lokale e cila ua ka ofruar këtë mundësi, më pastaj konsultimet dhe informimin online, sidomos me politik-bërsitë lokal e qendror.
Tjetra që diskutohet me të madhe, kur kemi të bëjmë me participimin e rinisë në proceset shoqërore është individualizmi. Individualizmi është shqetësim me të cilin po ballafaqohen njohësit e gjeneratës së re, çoftë sociologët shikuar nga dioptria shoqërore, por edhe politologët shikuar nga dioptria politike. Individualizmi është fenomen i cili po e kufizon vullnetin e rinisë në pjesëmarrjen e saj në grupe rinore formale të organizuar. Por, që studiuesit po provojnë ta dëshmojnë edhe modelin e participimit nga mikrostrukturat të ndërmarra nga të rinjtë. Kjo dëshmon më së miri, faktin që e gjithë bota moderne po e kurajën pjesëmarrjen e gjeneratës së re në shoqëri, politikë, diplomaci e fusha tjera.
Çka është pjesëmarrja e të rinjve?
Pjesëmarrja e të rinjve është një proces përmes të cilit u mundësohet të rinjve të kenë ndikim dhe kontroll të përbashkët mbi nismat, vendimet dhe resurset që ndërlidhen me ta. Pra, kjo gjë paraqet një proces ku të rinjtë mbikëqyrin mjedisin e tyre dhe çështjet që japin efekt në jetën e tyre të përditshme. Pjesëmarrja e të rinjve ka dy forma kryesore:
• Pjesëmarrja sociale: ndikimi shoqëror, e cila është e lidhur drejtpërdrejt me jetën e përditshme nëpërmjet edukimit, programeve shëndetësore ose të punës.
• Pjesëmarrja politike: duke ndikuar në proceset politik të vendim-marrjes.
Niveli i pjesëmarrjes së të rinjve
1 . Mospjesëmarrja
• Mungesa e shkëmbimit të informacionit me të rinjtë;
• Të rriturit ( në pushteti ) me kontroll të plotë dhe mos përpjekja e tyre për të ndryshuar situatën;
• Rinisë mund t’u kërkohet të jenë të përfshirë, por vetëm për të mbështetur atë që duan të rriturit.
2. Pjesëmarrja pasive
• Mos shkëmbimi i informacionit me të rinjtë;
• Përpjekjet minimale për t’i informuar dhe të përfshirë të rinjtë;
• Të rinjtë vetëm dëgjues sipërfaqësor;
• Të rinjve u jepet një zë vetëm për të krijuar një imazh “miqësore” me ta.
3. Ndikimi
• Ndarja e informacionit midis të rinjve dhe të rriturve;
• Rinia dhe kërkesat e tyre merren seriozisht;
• Të rriturit marrin iniciativën dhe të rinjtë janë konsultohen dhe përfshihen në proces.
4. Partneriteti
• Partneriteti – të rinjtë kanë kontroll të mirë mbi vendim-marrësit;
• Të rriturit bëjnë një përpjekje të mirë për të fituar pjesëmarrjen e mirëfilltë të të rinjve;
• Të rriturit dhe të rinjtë të formojnë partneritet dhe të delegim të detyrave;
• Ndarja e vendimeve në mes të të rriturve dhe të rinjve.
5. Vetë-mobilizim
• Fuqizimi – transferimi i kontrollit, vendimeve dhe burimeve për të rinjtë;
• Të rinjtë mund të kontroll të plotë dhe mund të zgjedhin për të kërkuar ndihmë nga të rriturit, nëse është e nevojshme.
Rezymim i kontekstit global
Zhvillimet globale janë ato që në ballë i kanë pas të rinjtë, si në aspektin politik, ekonomik, social. Përveç kësaj kontributi i të rinjve në tërë globin ishte edhe intelektual, arsimore, edukativ, bile edhe të perspektives së vendeve në momente të ndryshme.
Konteksti shqiptar
Në aktualitetin politik, ashtu si në Kosovë edhe në Shqipëri tani janë instaluar disa rregulla që janë fondamentale për shtetet që dëshirojnë një perspektiv dhe një inkuadrim në proceset politike e gjeopolitike rajonale e ndërkombëtare.
Ndër këto rregulla janë edhe përkrahja dhe kultivimi i të rinjve në rrjedhat politike e vendim-marrëse të vendit. Arsyeja pse një gjë e tillë është e domosdoshme rrjedh nga ajo se të rinjtë janë ata katalizator që më së miri formësojnë demokracinë e vërtet, pra rinia është promotor i proceseve demokratike në shoqëri.
Ne më së miri e kemi provuar këtë. Duke mos u thelluar në data e histori, por duhet përmendur si shembull të forcës rinore vetëm 1 tetorin e vitit 1997, më pastaj luftën çlirimtare, angazhimin e gjeneratës së re në formimin e institucioneve shtetërore.
Sot nëpër botë, nëpër universitete të ndryshme, nëpër konferenca të ndryshme, të rinjtë tanë përfaqësohen denjësisht. Gëzon fakti së shumë organizata rinore nga Shqipëria janë veç të inkuadruara në organizma evropian të ndërlidhura me rininë dha ata e përfaqësojë Shqipërinë ashtu si e do rendi. Kosova tani veç ka filluar të marrë hapat e parë drejt avancimit dhe inkuadrimit të të rinjve në organizata rinore qofshin ato qeveritare apo jo-qeveritare me karakter kombëtar e ndërkombëtare.
Participimi i gjeneratës së re në proceset shtet-formuese dhe vendim-marrëse garanton demokracinë e vërtet. Ky participim në asnjë formë nuk duhet të jetë sipërfaqësor, vasal dhe sa për dukje, por partneriteti i mirëfilltë që ruan autonomin mes gjeneratave. Reforma, e reja, e nevojshmja dhe ideja vinë vetëm nga të rinjtë.
Eksperiencat e gjeneratës së vjetër nuk duhet në asnjë formë të zhduken nga të rinjtë, por ato eksperience dhe ekspertiza të transformohen tek gjenerata e re. Përfundimisht e vetmja zgjidhje është partneriteti mes të rriturve dhe të rinjve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës