LAJMI I FUNDIT:

Ndryshim qeverish në Australi, fitojnë laburistët e opozitës

Ndryshim qeverish në Australi, fitojnë laburistët e opozitës

Për herë të parë pas 11 vjetësh, Australia do të ketë një qeveri të re pas fitores së Partisë Laburiste të opozitës në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të shtunën. Kryeministri konservator John Howard i cili ka qenë në këtë post që nga viti 1996, pranoi humbjen në një fjalim para përkrahësve të tij në një hotel të Sydneyt.

Pasuesi i tij Kevin Rudd ka premtuar ndryshime të mëdha në politikat qeveritare. Me tre të katërtat e votave të numëruara deri tani, laburistët kanë marrë 83 vende në parlament, shtatë më shumë sesa kërkohej për fitore. Koalicioni i zotit Howard fitoi 58 vende. Vetë Howard rrezikon të humbasë vendin e tij në parlament.

Shqetësimet e brendshme ishin çështjet kryesore në fushatë – me ekonominë në mendjet e shumë prej votuesve. Rudd këmbënguli se qeveria e Howardit kishte rënë në vetëkënaqësi dhe ishte bërë apatike. Por edhe çështje të tjera luajtën rol në zgjedhje.

Rudd tha se ai do të tërheqë 500 trupat luftarake të Australisë nga Iraku dhe do të firmosë traktatin e Kiotos mbi ndryshimet klimatike që Howard kishte kundërshtuar. /VoA/


Në trend Botë

Më shumë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Zyrtarisht, amerikanët një muaj larg ditës së zgjedhjeve presidenciale

Amerika
Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Izraeli 'përgatit përgjigjen' ndaj sulmit të Iranit ndërsa afrohet përvjetori i sulmit të 7 tetorit

Azia
Netanyahu për sulmin e Iranit:

Netanyahu për sulmin e Iranit: "Asnjë vend tjetër në botë nuk do të pranonte një sulm të tillë dhe as Izraeli nuk do ta pranojë”

Azia
Vuçeviq: Serbia nuk duhet të pranojë që Banjska të përkufizohet sipas asaj se si e sheh Prishtina ngjarjen

Vuçeviq: Serbia nuk duhet të pranojë që Banjska të përkufizohet sipas asaj se si e sheh Prishtina ngjarjen

Serbia
Kalo në kategori