LAJMI I FUNDIT:

Ndryshim drastik i motit, reshje shiu në të gjithë vendin e shkarkime rrufesh

Ndryshim drastik i motit, reshje shiu në të gjithë vendin e shkarkime rrufesh
Foto: Ilustrim/Arkiv

Për të mërkurën në Kosovë parashikohet të kemi depërtimin e ftontit të ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, i cili do të sjellë edhe ndryshimin drastik të motit, e bashkë me të do të largojë edhe pluhurin Saharian.

Fronti do të karakterizohet me ulje drastike të temperaturave, ku priten reshje shiu në të gjithë vendin, lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa lokale rrufesh, të cilat mund të prodhojnë edhe breshër të vogël.

Po ashtu, pritet shqotë (shi i përzier me borë) ose edhe borë, raporton MeteoKosova.


Reshjet e borës do të jenë të përqendruara në zonat malore, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të paraqiten edhe në zona të ulëta, sidomos në zonën verilindore, konkretisht në rajonin e Podujevës apo edhe në zona të tjera afër vendit në fjalë.

Temperaturat do të pësojnë ulje drastike gjatë ditës. Minimalet do të lëvizin prej 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 16 gradë.

Vlerat më të larta do të regjistrohen kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, deri në atë moment kur të arrijë fronti gjatë ditës. Zonat që janë drejt veriut, do të përfshihen qysh paradite nga fronti i ftohtë. Pra, gjatë ditës e deri në mbrëmje, temperaturat parashihet të ulen prej 1 deri në 6 gradë Celsius.

Era fillimisht do të fryjë nga jugperëndimi, ndërsa me kalimin e frontit të ftohtë do të zhvendoset nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori