LAJMI I FUNDIT:

Ndriço fytyrën me maskën aromatike

Ndriço fytyrën me maskën aromatike

Përfito për t’i dhënë një shkëlqim lëkurës me disa produkte kozmetike të thjeshta për t’u përgatitur. Ja recetat shtëpiake në dispozicionin tënd të plotë...

Për të përgatitur një maskë delikate për çdo lloj lëkure, nevojiten tre elementë: bajame e shtypur si pluhur, ujë trëndafili dhe mjaltë bio. Përzihen dy lugë bajame të grira si pluhur, një lugë uji trëndafili (ka një veprim zbutës dhe heq skuqjen) dhe një lugë mjaltë deri sa të krijohet një masë homogjene, e cila hapet me një furçë. Shumë i pasur me minerale dhe vitamina, mjalti ushqen në thellësi edhe lëkurën më të ashpër dhe me shenja.

Masa masazhohet gjatë, me lëvizje rrotulluese, në të gjithë fytyrën, duke këmbëngulur në të ashtuquajturën "zona T" që përbëhet nga balli, hunda dhe mjekra.

Më pas, shpëlahet me ujë të vakët dhe me një pambuk kozmetik aplikoni një tonik analkoolik. Epiderma do të duket e lëmuar dhe e pastër. /Telegrafi/