LAJMI I FUNDIT:

Ndihma urgjente te thumbimi i insekteve

Ndihma urgjente te thumbimi i insekteve

Prof.ass.dr. Isuf Bajrami
Specialist i mjekësisë urgjente
Qendra e Mjekësisë Urgjente – Prishtinë

Mushkonjat, rriqrat, bletët, grerëzat, merimangat mund të jenë të dhembshme dhe të papërshtatshme për personin e pickuar dhe rëndom paraqesin ndjenjë të pakëndshme kalimtare.

Më së shpeshti në vendin e pickimit, pas dhimbjes fillestare lajmërohet ënjtja, skuqja, kruarja, ndjeshmëria ose dhimbja e asaj pjese. Pengesat e paraqitura mund të zgjasin disa orë deri në disa ditë. Gjithashtu mund të tërhiqen vetvetiu.


Thumbimet e shumta të insekteve mund të sjellin edhe deri te reaksionet serioze, sidomos te personat e ndjeshëm në veçanti të personat të cilët janë të predisponuar për reaksione alergjike.

Personat alergjik mund të reagojnë me vrull dhe mund të vjen deri te shoku anafilaktik dhe rrezik për njeriun. Deri te këto reaksione mund të sjellin edhe pickimet e insekteve të padëmshme dhe johelmuese.

Ndarja e insekteve dhe veprimet

Insektet mund t’i ndajmë në helmuese dhe johelmuese.

Insektet që nuk janë helmuese ushqehen me gjakun e shtazëve dhe njerëzve dhe i pickojnë që të ushqehen, derisa ato helmuese i pickojnë ose gërvishtin me qëllim që të mbrohen dhe atëherë e lëshojnë helmin, i cili mund të shkaktojë dhimbje të forta.

Me rastin e thumbimit të insekteve johelmuese, vjen deri të sekrecioni i salives me materie të cilat pengojnë koagulimin e gjakut. Vjen deri te reaksioni i organizmit ndaj asaj materie dhe lajmërohet edemë lokale, skuqje, ënjtje e lehtë dhe kruarje e pakëndshme që mund të zgjatë disa orë deri disa ditë.

Mund të jenë bartës të ndonjë sëmundje. Në nënqiellin tonë, pasojat më të rrezikshme mund t’i kemi nga thumbimi i rriqrave, e cila mundet (edhe pse rrallë) të bart boreliozën ose meningoencefalitin.

Inkubacioni i virusit që shkakton meningoencefaltisin është rreth 10 deri 30 ditë. Në këtë periodë, pas thumbimit të rriqrës, duhet të vështrohen simptomat e mundshme të kësaj sëmundje – kokëdhimbjen, djegien dhe mundimin.

Meningoencefaliti mund të jetë vdekjeprurës në qoftë se nuk fillohet mjekimi me kohë. Vendi i thumbimit duhet mirë të pastrohet dhe dezinfektohet e kruarja e pakëndshme të zvogëlohet me lecka të ftohta.

Në barnatore mund të gjinden preparate të cilat lehtësojnë simptomat.

Insektet helmuese rëndom gërvishtin organizmin me atë rast sekretojnë helm. Në vendin tonë nuk kemi ndonjë insekt të posaçëm helmues edhe pse pickimi i grerëzave, bletëve, mushkonjave dhe merimangës, mund të jen shumë të rrezikshme për njerëzit të cilët janë alergjik ndaj pickimit.

Te personi i shëndoshë dhe i rritur, është rrezik sasia e helmit tek pas 50 ose më shumë pickimeve të bletëve ose grerëzave. Pickimet e ndara në princip nuk janë të rrezikshme, me përjashtim të personat e ndjeshëm alergjik – ose në rast të pickimit në hapësirën e gojës për shkak të mundësisë së ngufatjes te ënjtja e gjuhës dhe grykës.

Ndihma e parë – veprimet

Viktimën duhet qetësuar dhe inkurajuar. Nëse duket thumbi në vendin e pickimit duhet ta largoni. Duhet hequr nga anash me ndihmën e thonjve ose pincetës. Me pincë mund të shtrëngoni thumbin dhe të injektoni në plagë edhe më shumë helm.

Në vendin e pickimit vendosni lecka të lagëta që të zvogëloni ose parandaloni shfaqjen e ënjtjes. Leckën është e nevojshme të mbajmë në vendin e pickimit së paku dhjetë minuta. Plagën duhet pastruar dhe dezinfektuar mirë.

Nëse dhembja dhe ënjtja zgjasin ose vjen deri te përkeqësimi i gjendjes kërkoni ndihmën e mjekut. Kërkohet të përcillen funksionet vitale, në veçanti te personat alergjik. Përcillni se a ka ardhur deri te përmirësimi dhe në këtë rast thirrni ndihmën e shpejtë mjekësore.

Nëse personi është gërvishtur ose pickuar në gojë dhe ekziston rreziku për ënjtje në rrugën e frymëmarrjes, mund t’i jepni ndonjë kockë akull të thithë personi i pickuar ose të mbaj ujë të ftohtë në gojë.

Nëse vjen deri të përkeqësimi dhe ënjtja vazhdon të rritet thirrni ndihmën e shpejtë mjekësore.

Preventiva është mënyra më për pickimin dhe gërvishtjen. Shmangni vendet ku ka insekte me krih, në livadhe me lule, moçale, malet e shpeshta dhe vreshtat.

Kafshimet më të shpeshta të merimangës shkaktojnë vetëm pengesa lokale ngjashëm me pickimin e mushkonjave ose bletëve. Shkaktar janë merimangat e shtëpisë ose të fushës.

Merimangë shumë helmuese është Vejusha e zezë (Latrodectus tredecimguttatus), jeton në pjesët rurale. Trupi i kësaj merimange rritet me qime të gjata ose të shkurta, me ngjyrë barishte të zezë, me lara të kuqe në shpinë.

Femrat e rritura, të madhësisë 10 deri 18 mm gjatë graviditetit, konsiderohen helmuese. Ndodhen në natyrë prej fillimit të verës deri në vjeshtën e hershme, e meshkujt me diametër 3 deri 5 mm, më tepër në verë deri në fekondim, kur femrat i mbysin (kanibalizëm) dhe i dërgojnë vezët në rrjetën e fortë rrethore, prej tyre më vonë zhvillohen merimangat. Merimanga e zhvillon rrjetën e vet në tokë, në vend të mbrojtur, nën gurë, në çati, degë etj.

Simptomat

▪ dhimbja e hershme në gjëndrat limfatike regjionale
▪ dhimbja zgjerohet në shpinë, bark, mbi gju dhe nën gju
▪ shtrëngim dhe shtypje në kafazin e kraharorit
▪ lëkura e ftohtë, e ngjitshme dhe djersitje
▪ ethe
▪ shtangim dhe ngërçe të muskujve
▪ shqetësim

Ditën e tretë pacienti ndihet më mirë, por edhe më tutje i thekson dhimbjet dhe djegiet në shputa, ndien dridhje dhe kokëdhimbje, me lodhje dhe pafuqi. Pas disa ditëve te disa pacientë mund të vërehen papulla në lëkurën e trupit.

Te të pamjekuarit sëmundja zakonisht zgjatë mesatarisht shtatë ditë, e te disa pacientë, madje deri tri javë. Përfundimi me vdekje është i rrallë, por te disa pacientë, në veçanti te pacientët kardiak dhe te ata me shtypje të lartë, mund të paraqiten komplikacione të cilat mund të shkaktojnë vdekjen.

Në mjekimin e latrodektizmit aplikohet terapi simptomatike (relaksans muskular, analgjetik dhe kalcium) dhe specifike (antitoksine).

Terapia simptomatike pa aplikimin e antitoksineve është e mjaftueshme dhe efikase te pacientët me simptoma të lehta klinike, e përparësi e saj është shmangja nga shfaqja e alergjisë dhe nusefekteve tjera të antitoksines.

Thumbimi i rriqrave

Ndahen në dy grupe të mëdha Ixodidae (rriqra të fortë) dhe Argasidae (rriqra të butë).

Koka dhe bishti e formojnë një tërësi. Për zhvillim i duhet racion i gjakut. Kohë pas kohe jetojnë si parazitë në zogj dhe zvarranik të cilëve ju thithin gjakun.

Rriqrat janë të përhapur në natyrë, më së shpeshti i hasim në shtresën sipërfaqësore të tokës, në viset malore, livadhe me barishte. Me rastin e pickimit me sekret mund të përhapen sëmundje të ndryshme.

Fiksimi me pincë dhe nxjerrja e rriqrës

Më aktive dhe në numër janë gjatë sezonit të pranverës, fillimin e verës dhe në vjeshtë. Shumë e rëndësishme për të është temperatura dhe lagështia e ambientit. Kanë radius të vogël të lëvizjes, prandaj sulmojnë me rastin e shkuarjes afër tyre ose ngjiten me kthetrat e veta.

Rëndom kërkojnë vendin e thumbimit deri në 6 orë, e më së shpeshti këto janë pjesë të mbrojtura ku lëkura është më e hollë (nënsqetulla, nën thithka, rreth kërthizës, në ije, në kokë dhe pas veshit).

Sëmundjet të cilat i përcjellin rriqrat:

▪ meningoencefaliti viral
▪ ethet rekurente
▪ tularemia
▪ borelioza

Helmi është termolabil.

Masat preventive:

▪ duhet lëvizur në shtigje të caktuar të natyrës
▪ të shmanget tërheqja dhe kontakti me tokën dhe rrotullimi në bari
▪ shfrytëzimi i repelentëve ndaj pjesëve të eksponuara të trupit dhe veshjes
▪ pas kthimit nga natyra të bëni tush, të largoni rrobat dhe të kontrolloni trupin për rriqra.

Veprimet për largimin e rriqrave:

▪ me rastin e largimit të rriqrës mos vendosni kurrfarë preparati në lëkurë pasi që do të sjell deri te forcimi i lirimit të sekretit në lëkur e bashkë me të edhe të virusit dhe baktereve nëse rriqra është e infektuar
▪ me ndihmën e pincës së dezinfektuat kapni rriqrën sa më afër lëkurës duke pasur kujdes që mos të ndrydhni tepër me qëllim që mos ta copëtoni.
▪ mos u ngutni dhe bëhuni të kujdesshëm me qëllim që thumbi të mos mbetet në lëkurë
▪ me kujdes tërhiqeni nga lartë me qëllim të largimit
▪ mos e lakoni e as dridhni pincën
▪ pas largimit mirë pastroni vendin e pickuar e pastaj dezinfektoni
▪ nëse në lëkurë mbetet thumbi, provoni ngadalë ta tërhiqni me gjilpërë sterile
▪ nëse nuk keni sukses, trupi vetvetiu do të largojë therësin ose ai do të resorbohet, prandaj nuk është i nevojshëm intervenimi kirurgjik
▪ në rast të dhimbjes mund të hasni leckë të ftohtë
▪ te kruarjet dhe inflamacioni mund të administrohen kortikosteroidet, antihistaminikët ose anestetikët lokal.

Këshilla

• Pas kthimit nga natyra largoni rrobat dhe bëni dush.
• Mos përdorni parfume të forta dhe dezodoranse me rastin e shkuarjes në natyrë.
• Mund t’i përdorni preparate për largimin e insekteve.
• Shfrytëzoni rroba dhe mbathje të përshtatshme për mbrojtje.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori