Shqipëria ka gati një të katërtën e vendit që jeton në varfëri, por njëkohësisht ka mbulim shumë të dobët me asistence sociale të kësaj shtesë.
Të dhëna krahasuese të Bankës Botërore tregojnë se, pagesa e asistencës sociale në Shqipëri mbulon vetëm 20 për qind të popullsisë që jeton në varfëri, raporton Monitor.
Ndër 25 vende të Evropës dhe Azisë Qendrorë që u morën në krahasim Shqipëria bashkë me Bjellorusinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe Taxhikistanin kishin mbulimin me dobët të shtresës së varfër me asistencë socialë, një zë buxhetor që mbështet familjet në pamundësi ekonomike.
Krahasimi i mbulimit te të varfërve me ndihmë ekonomike është bërë për periudhën e para pandemisë, por inflacioni i lartë dhe indeksimet e ulëta të pensioneve mund ta kenë përkeqësuar më tej këtë tregues, thekson Banka Botërore.
Ngjarjet pas pandemisë dhe lufta në Ukrainë i kanë përkeqësuar më tej të ardhurat e pensionistëve dhe të varfërve shumica e tyre jetojnë në varfëri për shkak të pagesave të ulëta.
Të gjashtë vendet shpenzojnë mesatarisht vetëm 0.3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për të mbështetur direkt shtresat e varfra.
Kriteret për të përfituar ndihmë ekonomike në të gjithë Ballkanin Perëndimor lidhen kryesisht me masa kategorike, të tilla si prania e fëmijëve në familje, statusi i varësisë (njerëz me aftësi të kufizuara, jetimë, kujdestarë, pa punë), por jo për statusin aktual të mirëqenies (siç janë të ardhurat dhe pasuria).
Rezultati i këtij targetimi kategorik ka prodhuar financime të ulëta për ndihmën sociale në të gjithë Ballkanin Perëndimor sesa në pjesën tjetër të vendeve në zhvillim të Evropës dhe Azisë Qendrore, duke i lënë njerëzit e varfër të prekshëm ndaj goditjeve.
Ribalancimi i shpenzimeve sociale e orientuar nga niveli i varfërisë dhe shërbimet e lidhura me politikat e punësimit janë kritike për të reduktuar në mënyrë efektive varfërinë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.
Banka Botërore mori Maqedoninë e Veriut si një shembull të mirë në Rajon. Vendi i është nënshtruar një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit të saj të mbrojtjes sociale. Në themel të reformës është shpërndarja e përfitimeve nisur nga kriteret mbi të ardhurat.
Goditjet e mëdha të viteve të fundit kanë nxjerrë në pah rëndësinë e madhe që kanë sistemet e mbrojtjes sociale për të frenuar përhapjen e varfërisë.
Edhe pse të gjashtë vendet shpenzojnë ndërmjet 8 dhe 13 për qind të PBB-së për mbrojtjen sociale mbi 70 për qind e kësaj shkon për pensionet, krahasuar me vendet e OECD-së, ku shpenzimet mesatare të mbrojtjes sociale për pensionet janë 40 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova