Ndërtimet ilegale rrezikojnë statusin e Ohrit si qytet i mbrojtur nga UNESCO

Bazuar në regjistrin e Komunës së Ohrit, hartuar në bazë të rekomandimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim Shkencë e Kulturë (UNESCO), janë 409 objekte të ndërtuara pa leje që gjinden në zonën e mbrojtur në bregun e liqenit të Ohrit dhe Parkun Kombëtar të Galiçicës, por edhe në pjesën e vjetër të qytetit.
Sipas shifrave, janë 1076 ndërtime pa leje në tërë territorin e Komunës së Ohrit. Këto shifra u prezantuan në seancën e komitetit të UNESCO-s që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit, nga kryetari i Ohrit, Konstantin Georgieski. Në këtë seancë, mori pjesë edhe ministri pa resor, Edomond Ademi dhe zëvendësministri i Jashtëm, Andrei Zhernovski.
Në bazë të raportit të hartuar nga Komuna e Ohrit, pjesa më e madhe e objekteve pa leje janë ndërtuar dekadën e fundit. Ato kryesisht janë ndërtime të përkohshme, plazhe, shtëpi, apartamente dhe objekte të tjera të akomodimit.
Kjo ka bërë që trashëgimia kulturore dhe natyrore e rajonit të Ohrit, të vendoset në listën e trashëgimisë botërore që është në rrezik, bazuar në rekomandimet e UNESCO-s.
Por, organizatat joqeveritare thonë se ky regjistër nuk përkon me realitetin dhe se numri i ndërtimeve pa leje është shumë më i madh. Prandaj, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare shprehen skeptikë se bazuar në strategjitë e miratuara në bazë të regjistrit në fjalë, mund të përmirësohet gjendja në Ohër.
“Nëse shikohet raporti për zbatimin e Ligjit për legalizimin e objekteve pa leje, i hartuar në vitin 2015, do të shihni se në Komunën e Ohrit janë parashtruar mbi 11 mijë kërkesa për legalizimin e objekteve pa leje. Kjo është shifër shumë më e lartë nga ato që prezantohen nga Komuna e Ohrit”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Aleksandra Bujarovska nga organizata joqeveritare për mbrojtjen e ambientit “Front 21/42”.
Si pasojë e ndërtimeve të shumta, qyteti i Ohrit po humb identitetin shumetnik, thotë Agron Biba, banor i Ohrit, i cili shton se gjithnjë e më shumë po shlyhen gjurmët e të parëve me origjinë shqiptare.
“Krahas asaj që ndodh me ndotjen e jashtëzakonshme ekologjike, kësaj perle ballkanike si pasojë e ndërtimeve pa leje ka edhe një tentativë të fshehtë që përmes një tërmeti kriminalistik që po ndodh në Ohër, të shlyhen dhe objektet me vlerë historike për shqiptarët gjatë dhjetë dekadave të fundit”.
“Si pikënisje do të kisha marrë ‘Xhaminë e Imaretit’, aty ku sot është bërë një tmerr i jashtëzakonshëm. Unë vet jam nip nga familja Imareti, ku 18 familje janë zbritur nga kjo lagje dhe gjyshi im është i varrosur aty ku shkruan Hasan Imaretli dhe tani kjo pjesë quhet Pllaoshnik, këtë janë duke bërë. Pra kur të vini në Ohër tani bëhuni gati të shihni një mrekulli dhe një tmerr njëkohësisht. Nëse shkoni tek Imareti, do të shihni se atje sipër po ndërtohet një kompleks i tmerrshëm prej betoni. Pastaj është ‘Xhamia e Haxhi Kasamit’, që është hedhur në erë në vitin 1953, që ishte mu në shesh të Ohrit”, thotë Biba.
Ndërkohë, përfaqësuesit qeveritarë, gjatë një paraqitje për media, kanë theksuar se Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e statusit të Ohrit si qytet nën mbrojtjen e UNESCO-s. Por, nga organizatat joqeveritare thonë se Ohri po rrezikon që të dalë në listën e zonave të rrezikuara që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s.
Qyteti i Ohrit ka hyrë nën mbrojtjen e UNESCO-s në vitin 1980.
Trajce Talevski nga organizata joqeveritare “SOS Ohër”, për Radion Evropa e Lirë thotë se nuk bëhet fjalë për përkushtim të sinqertë nga ana e Qeverisë, përderisa, siç thotë ai, ligjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e Ohrit, miratohen në momentet e fundit.
Ai thotë se deri më tani janë përmbushur më pak se 15 pika nga 19 gjithsej, që janë rekomanduar nga UNESCO dy vjet më parë, për të mbrojtur ky qytet.
“Ndaj këtij problemi, në mënyrë shumë joserioze po i qasen të gjitha palët, duke filluar nga vetë qytetarët, sektori civil e deri tek autoritetet e pushtetit lokal e qendror, që janë të thirrur për ta zgjidhur këtë problem”.
“Them se qasja është joserioze sepse problemi po trajtohet me gjuhë politike duke thënë se ‘do të ndërmarrim masa, do të angazhohemi, do të punojmë’, por veprimet konkrete mungojnë dhe çmimin do ta paguajë Ohri dhe ky çmim do të jetë shumë i lartë”, thotë Talevski.
Organizatat joqeveritar kanë ndezur alarmin edhe rreth injorimit nga ana e institucioneve përkatëse, që të ndalohet legalizimi i objekteve pa leje dhe që të këto ndërtime të largohen nga zona e mbrojtur nga UNESCO./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës