LAJMI I FUNDIT:

Çfarë do të thotë përjashtimi i Ohrit nga lista botërore e UNESCO-s?

Çfarë do të thotë përjashtimi i Ohrit nga lista botërore e UNESCO-s?

Maqedonia, Meksiko dhe Bangladeshi këtë javë do të jenë në fokusin botëror, si vende përgjegjëse që trashëgiminë kulturore dhe natyrore e kanë lëshuar dhe shkatërruar deri në atë shkallë, sa që rrezikojnë të përjashtohen nga lista botërore e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Maqedonia do ta humb lokalitetin e vetëm – rajonin e Ohrit, i mbrojtur si trashëgimi kulturore dhe natyrore me rëndësi botërore. Në botë ka vetëm 38 lokalitete të këtilla, përcjell Telegrafi Maqedoni nga “Fakulteti.mk”.


Në Baku të Azerbajxhanit, dje ka filluar sesioni i 43-të i Komitetit për trashëgimi botërore të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, pranë Kombeve të Bashkuara, që do të zgjasë deri më 10 korrik. Në njërën prej punëtorive do të propozohet që Ohri dhe rrethina e tij, së bashku me malet në Sundarban, Banglladesh dhe ishujt e Bregut të Gjirit të Meksikës, të vendosen në listën e vendeve në rrezik. Vetëm Ohri ka statusin e mbrojtjes së dyfishtë (edhe si natyrore edhe si botërore), derisa dy lokalitetet tjera janë të mbrojtura vetëm si pasuri natyrore.

Por, çfarë do të thotë kjo për Maqedoninë?

Kjo do të thotë se çdo pushtet që nga pavarësia e deri sot, nuk e ka respektuar dhe e ka “përdhunuar” vendin për të cilin na njeh bota. I kanë shkelur të gjitha ligjet, e kanë ndotur natyrën dhe llojet endemike, kanë gërmuar, kanë vendosur themele dhe kanë ndërtuar ku nuk është dashur.

Vitet e kaluara asnjë pushtet, as lokal e as qendror, trupa kompetent për Ohrin dhe gjendjen e tij, nuk kanë bërë asgjë për mbrojtje të këtyre lokaliteteve. Janë formuar trupa, kombëtar dhe ndërkufitar, rregullore, analiza dhe debate, por në praktikë realisht nuk është bërë asgjë. Askush nuk i ka marrë parasysh rekomandimet e UNESCO-s, asnjë kompetent nuk e ka marrë guximin të alarmojë se mënyra e menaxhimit me Ohrin nuk është e gabuar, por e humbur.

Të vetmit që janë munduar të tërheqin vëmendjen e opinionit gjatë kohës së fundit kanë qenë aktivistët e organizatës “Ohri SOS”. Por, për fat të keq institucionet nuk i kanë dëgjuar.

Në gjithë këtë kronologji dhe gjendjen aktuale në Baku, ka vetëm një simbolikë. Para 10 viteve, në sesionin e 33-të të Komitetit për trashëgimi botërore në Sevilja të Spanjës, Lugina e Elbës në Dresden u fshi nga lista e trashëgimisë botërore. Gjermanët vendosën të ndërtojnë urë në zemër të peizazhit kulturor. Ky lokalitet kishte “mundësi” që edhe disa vite të jetë në listën e lokaliteteve në rrezik, para se të përjashtohej.

Në sesionin e njëjtë Baku u fshi nga lista botërore me trashëgimi kulturore në rrezik dhe u kthye në listën e trashëgimisë botërore. Komiteti atëherë përshëndeti autoritetet në Azerbajxhan për përmirësimin në mbrojtjen e qytetit të vjetër.

Për Ohrin nuk është humbur gjithçka. Por duhet të ketë vetëdije se vitet e ardhshme do të jenë të rëndësishme. Ndryshimet duhet të fillojnë që nga sesioni në Baku./Telegrafi/

Rajoni i Ohrit në rend dite në Komitetin për trashëgimi botërore të UNESCO-s
Lexo po ashtu Rajoni i Ohrit në rend dite në Komitetin për trashëgimi botërore të UNESCO-s

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori