LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë ylli i “Harry Potter”, Sir Michael Gambon

Ndërron jetë ylli i “Harry Potter”, Sir Michael Gambon

Aktori Sir Michael Gambon ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare.

Ai është më i njohur për rolin e drejtorit të Hogwarts-it, Dumbledore, në një numër filmash të “Harry Potter”.

I ndjeri filloi karrierën e tij të aktrimit më shumë se 60 vjet më parë dhe ishte një nga anëtarët origjinalë të Teatrit Kombëtar së bashku me Laurence Olivier.


Foto: Warner Bros

Ai gjithashtu luajti detektivin francez Jules Maigret në serialin ITV “Maigret” si dhe luajti në serialin e BBC, “The Singing Detective”.

Të gjitha lajmet nga Harry Potter
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Harry Potter

Sir Michael ishte një yll i dekoruar dhe i kompletuar i skenës dhe ekranit, duke fituar Olivier, BAFTA dhe Emmy në karrierën e tij gjashtë dekadash.

Foto: AP

Ai bëri debutimin e tij në aktrim në një produksion të “Othello” në Dublin në vitin 1962, duke u bashkuar shpejt me Teatrin Kombëtar në Londër dhe duke vazhduar të punojë në skenat në mbarë Mbretërinë e Bashkuar, në New York dhe Gjermani.

“Othello” ishte gjithashtu filmi i tij i parë në vitin 1965.


I njëjti vazhdoi të luajë në filma të dashur si “Gosford Park”, “Sleepy Hollow” dhe filmat “Paddington”. /Telegrafi/

Foto: Warner Bros